Ballina Aktualitet Shqipëri Tërmeti/ Ja kush është familja shqiptare që Rita Ora do t’i ndërtojë...

Tërmeti/ Ja kush është familja shqiptare që Rita Ora do t’i ndërtojë shtëpinë

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka dhënë një mesazh për Shqipërinë në ditën e Festës Kombëtare. Ajo thekson se ka vendosur t’i ndërtojë shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti.

Më tej, Rita bën me dije se do të ndjekë ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë.

“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

Bashkë me Erion Veliajn vendosëm të zgjedhim një familje të cilën ta sponsorizojmë e t’i ndërtojmë shtëpinë që i është shkatërruar nga tërmetet në Shqipëri.

I sugjeroj kujtdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një shoqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews