Ballina Aktualitet Lajme Tërmet në Dragash të Kosovës, lëkundjet u ndjenë edhe në Tetovë

Tërmet në Dragash të Kosovës, lëkundjet u ndjenë edhe në Tetovë

Komuna e Dragashit është goditur sot nga tërmeti, raporton Gazeta Express.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.1, kurse lëkundjet u ndjenë edhe në Tetovë.

Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti me epiqendër qytetin e Korçës kishte magnitudë 5.2.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave./GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews