Ballina Aktualitet Takohen Sela dhe Kasami, në fokus zgjedhjet e 12 prillit

Takohen Sela dhe Kasami, në fokus zgjedhjet e 12 prillit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen me 12 prill të vitit 2020 kanë vënë në lëvizje partitë opozitare shqiptare. Siç mëson TV21 këtë pasdite larg mediave, në Shkup janë takuar kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Sipas burimeve jo zyrtare të TV21 në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e këtyre dy partive opozitare shqiptare. Të dy partitë politike për TV21 e kanë konfirmuar takimin. Thonë se takimi ka qenë miqësor dhe shpresojnë për bashkëpunim të mëtejshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews