Ballina Bota STUDIMI/ Trend shqetësues në SHBA: të rinjtë po joshen nga Komunizmi

STUDIMI/ Trend shqetësues në SHBA: të rinjtë po joshen nga Komunizmi

Më shumë se një e treta e një gjeneratë fëmijësh të lindur midis fillimit të viteve ’80 dhe mesit të viteve ’90 në SHBA, janë të joshur nga komunizmin, ndërsa popullariteti i kapitalizmit ka rënë që prej vitit 2018 – sipas një sondazhi të YouGov, raporton The Independent.

Sondazhi zbuloi se vetëm 57 përqind e njerëzve midis moshës 23 dhe 38 vjeç mendonin se Deklarata e Pavarësisë “garanton lirinë dhe barazinë” sesa Manifesti Komunist, dhe vetëm 50 përqind e shikojnë kapitalizmin si një sistem më të favorshëm për të jetuar.

Miratimi i ideologjisë së diskutueshme u rrit me 8 përqind vitin e kaluar në 36 përqind, sipas një studimi të 2100 personave, ndërsa respekti për kapitalizmin ka rënë me të njëjtin kufi.

“Kjo është një alternative”, tha profesori i Teorisë Politike në Universitetin e San Jose, Lawrence Quill.

“Teoritë komuniste janë aq të gjera sa ato mund të mbështeten nga lloje të ndryshme njerëzish që kërkojnë gjëra shumë të ndryshme. Brezat e rinj nuk kanë kujtesë për Luftën e Ftohtë dhe fushë-betejën e saj ideologjike”, përfundoi profesori.

@tn.lajmelokale
@tetovanews