Ballina Top Lajm Studenti serb shkon në Tiranë për t’i gjurmuar rrënjët shqiptare (VIDEO)

Studenti serb shkon në Tiranë për t’i gjurmuar rrënjët shqiptare (VIDEO)

I ardhur nga Subotica e Serbisë, për të kërkuar të vërtetën e rrënjëve shqiptare, Tomislav Perusiç ndodhet në Shqipëri për të studiuar gjuhësinë historike.

“Nuk pranohet në Serbi që shqiptarët ishin këtu kur erdhën sllavët. Nuk pranohet ky si fakt. Edhe vetë gjuha na tregon sa gjatë kanë qenë të pranishëm këtu. Ka ndikim nga gjuha latine për shembull, që tregon që ishin këtu gjatë periudhës romake”, shprehet ai.

Tomislav, nënvizon se pavarësisht prirjes së të rinjve për të harruar, ata duhet të kujtojnë dhe pranojnë atë çfarë ka ndodhur.

“Historia e shqiptarëve është me shumë rëndësi për rajonin tonë. Ata që janë në konflikt me shqiptarët duhet ta dinë që këto kanë qenë gjithmonë trojet e shqiptarëve. Këtu jetonin. Nuk mund t’i dëbosh, nuk ke të drejtë, as nuk është njerëzore që të sillesh keq me fqinjtë e tu”, thotë i riu nga Serbia.

29-vjeçari mban veshur aksesorë me simbole shqiptare edhe në Serbi.

Ai ndihet keq që shumica e miqve të tij nga Kosova, kanë të paktën një familjar të vrarë nga koha e luftës.

“Gati çdo person që unë njoh në Kosovë, gati çdo shokë ose shoqe ose edhe e dashura ime që është nga Mitrovica, të gjithë e kanë përjetuar luftën. Gati çdo familje që unë njoh atje, ka një familjar që është vrarë ose nuk është gjetur. Serbët nuk e kanë përjetuar luftën ashtu si e kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës. Duke marrë parasysh që rreth 1 milionë janë dëbuar gjatë luftës, 10 mijë janë vrarë, 20 mijë gra janë përdhunuar. Kjo ka shumë rëndësi për mua”, thotë ai.

Në rastin e gjetjes së mundësive të duhura, Tomislav e projekton të ardhmen e tij në Shqipëri.

Bonus video:
Loading...