Ballina Aktualitet Shqipëri “Sot i kam të gjithë si Gregun”, përlotet Rama dhe largohet nga...

“Sot i kam të gjithë si Gregun”, përlotet Rama dhe largohet nga intervista

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për statusin e ndjerë në rrjetet sociale të djalit të tij, Gregu, pas humbjes së jetës së të resë Kristi Reçi dhe familjarëve të saj në Durrës.

Teksa jepte një intervistë për emisionin “Top Story”, Rama u prek dhe ndërpreu intervistën. Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun.

“Nuk dua të flas për aspektet personale të djalit. Unë sot jam në një pozitë që është e pamundur ta shpjegoj, ndoshta është e pamundur ta shpjegoj.

Ndjesia ime është shumë e fortë dhe sot unë i kam të gjithë këta njerëz si Grekun”, tha Rama, duke u larguar i prekur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews