Ballina Aktualitet Sizmologu thirrje qytetarëve: Mos u alarmoni, situata po qetësohet

Sizmologu thirrje qytetarëve: Mos u alarmoni, situata po qetësohet

Sizmologu Rexhep Koçi u ka bërë thirrje qytetarëve të mos alarmohen pasi situata e tërmeteve po qetësohet.

Në një lidhje direkte në një emision televiziv këtë mëngjes, Koçi tha se tërmetet që kanë pasuar atë të 26 nëntorit, kanë pasur magnitudë më të vogël dhe se kjo gjë është normale.

“Njerëzit janë të trembur por kjo natë kaloi relativisht e qetë. Të gjitha tërmetet që ranë gjatë natës janë me magnitudë nën 3.8. Kështu që nuk është një situatë që vjen e agravohet por vjen edhe qetësohet. Të gjitha pasgoditjet nuk do jenë uniforme herë pas here çrregullohet rregulli dhe janë impulset e tilla me magnitutë 5.3 që ishte pasditen e djeshme.

Këto janë normale për një ngjarje sizmike si ajo e para dy ditëve. Është normale. Njerëzit nuk duhet të alarmohen për këtë situatë që po kalojmë. Kjo situatë do jetë edhe disa ditë por aktiviteti sizmik do jetë në rënie.

Mendojmë se nuk do ketë goditje më të fortë sesa ajo kryesorja”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews