Ballina Aktualitet Shqipëri Sizmiologu britanik: Pse vazhdon që të dridhet Shqipëria

Sizmiologu britanik: Pse vazhdon që të dridhet Shqipëria

Lajmi që Shqipëria vazhdon të dridhet nga tërmetet po bën xhiron e botës. BBC thotë se operacionet e shpëtimit po vështirësohen pasi toka po lëkundet sërish.

Kurse e përditshmja më e madhe online në Britani, Daily Mail, ka intervistuar një nga sizmiologët më të njohur në vend.

Dr. Brian Baptie nga Shërbimi Gjeologjik Britanik tha se tërmetet në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë të Greqisë janë pjesë e të njëjtit grumbull tërmetesh.

“Tërmetet vijnë në grup ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Sipas tij, një tërmet i madh provokon tërmete më të vogla në formën e pasgoditjeve, por mund të provokojë një tërmet edhe më të madh më vonë.

“Në Itali në vitin 2016 pati një seri tërmetesh të vogla pas tërmetit 6.2 ballë. Por pas tre muajsh pati një tërmet të madh 6.5 ballë”.

Sivjet janë regjistruar mbi 11.700 tërmete në mbarë botën, shumica e tyre me magnitudë më pak se 5 ballë dhe vetëm një me magnitudë mbi 8 ballë.

Magnituda e tërmetit nuk ka lidhje doemos me numrin e viktimave. Në rastin e Perusë në maj, magnituda ishte 8 ballë, por u shënuan dy viktima.

“Numri i tërmeteve me magnitudë 6 dhe sipër nuk është rritur, por efekti i grumbullit kur tërmetet sekondarë provokohen nga një fillestar, bën të duket sikur ka pasur rritje”.

Ai thotë se ka një rritje të numrit të tërmeteve, por kjo vjen për shkak se janë përmirësuar pajisjet e matjes.

Sipas tij, që të ketë rritje të numrit të tërmeteve duhet të ndryshojnë procese të rëndësishme në tokë, çka nuk ka ndodhur.

Por ai thotë se ka pësuar ndryshim numri i tërmeteve të provokuara nga njeriu. SHBA për shembull depoziton ujin e mbetjeve nën tokë, duke shtuar numrin e tërmeteve artificialë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews