Ballina Bota Shpenzimet e mbrojtjes në NATO, Trump viziton Britaninë në dhjetor

Shpenzimet e mbrojtjes në NATO, Trump viziton Britaninë në dhjetor

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë Londrën në fillim të dhjetorit për të marrë pjesë në një samit të NATO-s. Samiti i 70-vjetorit të Aleancës do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në një qendër luksoze golfi afër Londrës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump, do të vlerësojë përparimin e NATO-s, duke vënë në dukje që vendet anëtare duhet të ndajnë më mirë barrën financiare dhe shpenzimet e mbrojtjes nga ana e vendeve aleate, si dhe për rreziqet e sigurisë kibernetike dhe terrorizmit.

Trump do të qëndrojë në Britaninë e Madhe në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 dhjetor. Ai nuk e ka fshehur më parë mbështetjen e tij për Boris Johnson, teksa është zotuar për një marrëveshje tregtare “madhështore” pasi Britania të tërhiqet nga BE-ja./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews