Ballina Suplement Arsimi SHKOLLA FILLORE “DRITA” NË VITIN 1941 DHE HISTORIKU I FSHATIT ZHELINË NDËR...

SHKOLLA FILLORE “DRITA” NË VITIN 1941 DHE HISTORIKU I FSHATIT ZHELINË NDËR SHEKUJ

Ismet Jonuzi-Krosi

Shkolla e pare në gjuhën shqipe është hapur në vitin shkollor 1941/42.
Mësuesit e kësaj shkolle ishin Nos Topalli, Nevruz Vila dhe Tahsin Daiu.
Në vitin shkollor 1942/43 shkolla fillore “Drita” i kishte gjithsejt 196 nxënës, pas asnjë vajzë. Shkolla i kishte V klasë. Me kl.I dhe II punonte mësuesi Abdylqerim Seiti, kurse me kl.III, IV dhe të V mësuesi Hasan Egro.
Gjatë vitit shkollor 1943/44 shkolla i kishte 151 nxënës të kl.l, II, III, IV dhe V fillore.
Mësues ishin përsëri ata të vitit të kaluar shkollor (1942/43) Abdylqerim Seiti dhe Hasan Egro.

HISTORIKU I FSHATIT ZHELINË NDËR SHEKUJ

Zhelina është fillimi i Dervenit të Epërm apo KALLDËRMI BOGAZ (në gjuhën shqipe QAFA E KRUSHQIVE) siç e kanë quajtur në kohën e sundimit osman. Pra, kjo krykëlidhje me fushëgropën e Shkupit që dikur edhe ka qenë rrjedha e lumit Vardar, pra vetl kanjoni e dëshmon këtë.

Ky vendbanim paraqet qendrën dhe selinë e Komunës së Zhelinës. Fshati Zhelinë shtrihet në anën e djathtë të rrugës kryesore Tetovë-Shkup 8 km. larg nga Tetova, numëron mbi 1200 shtëpi dhe afër 6 mijë banorë. Lartësia mbidetare është 450 metra, sipërfaqja e sinorit është 19.9 km2, sipërfaqe agrare 1.495 ha., tokë punuese 603 ha., kullota 224 ha. dhe pyje ka 648 ha. Në këtë fshat jetojnë këto familje si: Skonde, Beshë, Grace, Matranç, Çajane, Muahaxher (të ardhur nga Ana Morava e Vilajetit të Nishit nga qendrat Vranjë, Leskoc) Hajvaze etj.
Në shekullin XIX, janë vendosur në Zhelinë e nëpër shumë lokalitetet tjera), si dhe shumë familje tjera që vijnë nga fshatrat për rreth e vendosen në Zhelinë, por edhe nga Zhelina ka shpërngulje simbolike nëpër qendrat urbane. Duhet veçuar sinonimin e Zhelinës pra URA E ZHELINË, që në rrafshin e frazeologjive edhe sot e kësaj dite e përdorim “ndër Urën e Zhelinës, e cila urë daton që në periudhën e sundimit romak në këto troje, për të cilën urë poeti-arsimtari dhe aktori amator zhelinas Jakup Limani i ka kushtuar një përmbledhje me poezi me titull “URA E NUSEVE”.

Nga Zhelina janë të shpërngulur nga terrori sllav një numë i madh në Anadoll, po ashtu në luftërat ballkanike, në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore janë ekzekutuar me dhjetëra zhelinasë nga dora gjakatare e okupuesve serb e bullgar, që edhe sot e kësaj dite nuk janë të ndriçuara këto krime ndaj shqiptarëve. Vend-emërtimet në male, kodra dhe fusha: Zabeli-ku gjendet burimi i ujit, Fojniku- shtrihen livadhet dhe stanet, Ballshor-lokaliteti antik, Kroi i Kishës, Laoma e Ballëkit, Erebimë (erë+bimë), Gjuri i Kuq, Gjuri i Lagët, Gravanec, Kroi i Madh, Kroi i Vogël e shumë vend-emërtime tjera.
HISTORIKU

Zhelina daton prej mesjetës së hershme që e hasim në historiografi në vitin 1337-1346 (Selishçev.M.A “Polog i ego bugarsko naselenie-Sofija, 1929), ku përmendet kisha e Shën Mërisë që ka qenë në juridiksionin e kishës së Shën Mërisë së Tetovës në viti 1343. Ndërsa sipas dëshmive osmane në vitin 1452/53 ka pasur 35 familje, 8 të pamartuar dhe 3 vejusha, më 1467/68 ka pasur 60 familje, 3 të pamartuar dhe 2 vejushe, më 1481/82 ka pasur 35 familje dhe 2 vejushë, më 1544/45 ka pasur 61 familje dhe më 1568/69 ka pasur 26 familje dhe 14 të pamartuar. /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001/.

Po ashtu duhet përmendur se në vendin e quajtur JEREBINË që gjendet në pjesën veriore afër 2 km. larg Zhelinës ka ekzistuar vendbanimi JAREBINË në anën e djathtë të lumit Vardar (Axius ose në saktë kjo hidroleksemë e ka rrënjën në gjuhën shqipe BARDHA, po ashtu duhet theksuar se burimi i këtij lumi është në fshatin Vrutok që është topik në gjuhën shqipe vrojim ose burim). Në këtë fshat, i cili është zhdukur, ka qenë kisha e Shën Gjërgjit. Banorët e këtij fshati janë vendosur kryesisht në fshatin Zhelinë / Shih në “Godisen zbornik” ANNUAIRE-Kniga 2 Tom, Jovan F. Trifunofski “SELA KOI SEGA NE POSTOAT VO POLOG”-Skopje 1949 faq. 169, 170/

Lartësia mbidetare e këtij lokaliteti antik në tërthoret e të cilit përmendet se ka ekzistuar një vendbanim qysh në kohën e re të gurit, pra 6000 deri 4000 vjet para kohës së re, në vendin e quajtur BALLSHOR, në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Vardar më saktësisht afër 500 metra në veriperëndim të pozitës së tashme të fshatit. Gjatë lëvrimit të arave, aty janë zbuluar eksponate enësh të dheut në formë të rrumbullakët dhe konusore, të modeluara në mënyrë të thjesht, me dorë të lirë, madje janë gjetur gurë nga qeramika për vegje pëlhurash, copa të vogla me tehe të mprehta thikash prej stralli, tokë e djegur, eshtra shtazësh dhe sende të tjera të imëta për stolisje, me ndonjë eksponat të rrallë të ngjyrosura me një cipë të kuqe të lëmuar dhe shumë e shumë gjëra tjera shih më tepër Ivan Mikuliq ”TABULA IMPERII ROMANI, SECTIO NAISSUS, SERDICA-SCUPI-THESSALONIK”-Lubjanë-1976. Pra, siç dihet se sot aty ku është Xhamia e vjetër e cila është ndërtuar në shekullin e XVII, më parë ka qenë Kisha e lashtë e të parëve të fisit PENEST të ilirëve që njihen si banues të kohës antike e deri më sot në Dervenin e Epërm. Edhe pse këto pak gjurmë të zbuluara deri më sot, por që flasin se qysh në kohën e lashtë nga antika e këndej, pra, 7000 vjet para erës së re, prej epokës së gurit, duke vazhduar në epokën e hekurit dhe të bronzit e deri në dyndjen e sllavëve në këto anë dhe përgjithësisht në Luginën e Pollogut, ka pasur jetë intensive, e cila ka qenë e zhvilluar më së shumti në anën e Malit Sharr, në Derven e më pak në anën e Malit të Thatë.

Vendbanimet kanë qenë të ndërtuara kryesisht rrëzë maleve duke përfshirë luginat anësore, grykat, brigjet, shpatet e maleve të përshtatshme për mbrojtje dhe pjesërisht në fushën e Pollogut. Emrat e vendbanimeve kanë ndryshuara dhe janë zhdukur gjatë shekujve nën ndikimin e kulturave dhe sundimeve-okupimeve të ndryshme, por për të gjitha këto duhet gjurmuar nëpër të dhënat e historiografisë nëpër shumë e shumë qendra etj.
Emri i fshatit Zhelinë sipas prof.dr. Fauzi Skenderi “POPULLSIA DHE VENDBANIMET SHQIPTARE NË MAQEDONI”-Kumanovë 2006, ku ndër të tjera thotë se ky lokalitet e ka emrin KROJMIR (kompozitë morfologjike nga KROJI I MIRË në KROJMIR) për shkak se është mjaft i pasur me kroje.

VIDEO bonus:
Loading...