Ballina Kronika Shikoni si 5 shqiptarë grabisnin makinat “Range Rover” në Itali (VIDEO)

Shikoni si 5 shqiptarë grabisnin makinat “Range Rover” në Itali (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes karabinierët e skuadrës investigative të Varese në Itali arr*estuan 2 shqiptarë 45 dhe 41 vjeç të cilët janë lënë në arr*est me bu*rg. Ata bënin pjesë e një ban*de me 4 persona, të gjithë shqiptarë dhe me precedentë të mëparshëm në kri*me kundër pasurisë. Ata kanë qenë edhe më parë të aku*zuar për grabitje apartamentesh dhe makinash.

Sipas medieve italiane grupi ishte i specializuar në vjedhjen e manikave luksoze “Range Rover” me një motor të madh. Aksioni ishte koduar “Evoque” sipas njërit prej modeleve të këtyre makinave të vëna në shënjestër nga shqiptarët kohët e fundit.

Ata grabisnin automjete të lëna parkime të mëdha dhe nuk trembeshin nga telekamerat e shumta që ksihte rreth e rrotull. Më pas, makinat e vjedhur i fshihnin në 2 garazhe të posaçme ku çmontonin pajisjet satelitore të makinave në mënyrë që ato të mos gjurmoheshin.

Karabinierët thonë se vetëm kohët e fundit kishin vjedhur 5 makina Range Rover dhe një Jaguar F – Type. Këtë të fundit shqiptarët e përdornin për të kryer grabitjet. Shqiptarët kishin grabitur edhe 4 shtëpi në Ravenna dhe Brescia ku janë marrë para, bizhuteri dhe në një rast edhe një autoveturë. ©LAPSI.al

Bonus video:
Loading...