Ballina Aktualitet “Shengenit Ballkanit”/ Vuçiq: Morëm vendime të rëndësishme

“Shengenit Ballkanit”/ Vuçiq: Morëm vendime të rëndësishme

Është duke u zhvilluar në Ohër takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të “Shengenit Ballkanit”.

Ndërkohë, Vuçiç është shprehur se në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm mjedisi i investimeve të tre vendeve.

Gjithashtu, presidenti serb ka thënë se për shkak vendimeve të rëndësishme, ai pret sulme, ndërsa theksoi se nuk u trembet presioneve.

“Do të përmirësoshet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Për shkak të rëndësisë së vendimeve të marra pres sulme nga palë të ndryshme, por nuk kam frikë nga presioni,”-tha Vuçiç.

Në këtë samit do të diskutohet mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Në agjendën e samitit është parashikuar që në orën 12:00 tre përfaqësuesit e shteteve të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, ku do të japin detaje në lidhje me diskutimet që do të zhvillohen në këtë takim.

Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews