Ballina Argëtim Shau me fjalë banale në studio, rrëfehet gazetarja: Jam tip serioz, ishte...

Shau me fjalë banale në studio, rrëfehet gazetarja: Jam tip serioz, ishte një sulm (VIDEO)

Gazetarja e Apollon Tv, e cila u bë e njohur nga një video që u shpërnda masivisht në rrjet, ku shau regjinë me gjuhë banale, ishte sonte e ftuar në emisionin Soiree.

Marsela Topi, foli publikisht për herë të parë në lidhje me këtë situatë. Ajo u shpreh se ndjehet tejet e mërzitur, për më tepër që emri i saj mori famë nga kjo video. Gazetarja tha se është një tip serioz, dhe nuk ndodh që të reagojë në një mënyrë të tillë, por në këtë rast kishte humbur durimin.

“Në Apollon Tv, më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet”.

Në fakt, gazetarja është shprehur se nuk priste që video të shpërndahej, pasi ishte me regjistrim. Më tej ajo ka akuzuar se ky është një sulm politik.

“Kush të sulmon ty PS-ja apo PD-ja?”, e ka drejtuesja e emisionit Jonida Shehu.

“Janë bërë bashkë ndoshta. Megjithatë unë nuk kam qenë asnjëherë partizane të asnjë interesi partie”, ka përfunduar gazetarja Marsela Topi./L.F-dritare.net

VIDEO bonus:
Loading...