Ballina Aktualitet Sela: Bisedimet me Besën dhe Alternativën në rrugë të mbarë

Sela: Bisedimet me Besën dhe Alternativën në rrugë të mbarë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë. Sipas Selës po punohet në jetësimin e bllokut të bashkuar parazgjedhor, duke shtuar se deri tani është biseduar vetëm për çështje parimore.

“Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani”, deklaroi për Alsat, Ziadin Sela.

Harmonizimi i programeve do të bëhet në takimet që do të organizohen në kuadër të subjekteve politike. Sela me ironi thotë se perimetri i bashkëpunimit nuk mund të zgjerohet pasi nuk ekzistojnë subjekte të tjera politike.

“Ka kohë akoma. Jemi në fillim për t’i rregulluar gjërat parimisht pastaj flasim për gjëra tjera. Kemi thënë qëndrimin tonë se për çfarë jemi të gatshëm, por me sa e di unë nuk ka subjekte të tjera”, tha Ziadin Sela.

Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa liderët e të cilëve janë deklaruar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët.

VIDEO bonus:
Loading...