Ballina Sport Sadiku, rikthehet në fushë dhe tek goli

Sadiku, rikthehet në fushë dhe tek goli

Armando Sadiku u shpreh pak ditë më parë se dëmtimi e la jashtë kombëtares në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve, ndërsa theksoi se tashmë është në formë optimale.

Këtë, bomberi kuqezi, e ka treguar edhe në ndeshjen e kësaj jave me skuadrën e Malaga-s, në një barazim 3-3 ndaj Elche-s.

Sadiku zhvilloi një 90 minutësh të mirë, ndërsa ishte edhe autor i golit të dytë për Malaga-n, duke realizuar nga pika e 11-metërshit.

Ky ishte goli i katërt në Segunda Division për Sadikun këtë sezon.

@tn.lajmelokale
@tetovanews