Ballina Aktualitet Rrëfimi i 90-vjeçares: Jetojmë në sera, tërmeti i së martës më i...

Rrëfimi i 90-vjeçares: Jetojmë në sera, tërmeti i së martës më i forti i jetës sime (VIDEO)

Do ju sjellim në vijim një histori njerëzore nga Thumana. Familja Jangozi është ndër më të prekurat nga tërmeti në këtë zonë. Një zonjë 90 vjeçare, rrëfen për ABC News se tërmeti i të martës, ishte më i forti që ka përjetuar në 9 dekadat e jetës së saj.

Asnjë nga instancat shtetërore nuk i ka ofruar ndihmë familjes prej 20 anëtarësh, që jeton në serat bujqësore.

“Kam punuar 40 vjet për këtë shtëpi dhe ja ku e lashë për 5 minuta, por punët e zotit janë. Kërkojmë nga shteti, ishallah të na ndihmojë, me sa ka mundësi. Të na ndihmojnë tani në fazën e parë të paktën. Të paktën të na sjellë një çadër. Mbrëmë kemi fjetur në serë, e gjithë familja, sepse kemi frikë të hyjmë në banesë, sepse aty nuk jetohet më. Hajde shiheni vetë ku kemi fjetur mbrëmë, në këto temperatura të ulëta. Ndaj i bëj thirrje shtetit ta shohë këtë punë”, na thotë kryefamiljari Jangozi.

Hyjmë në serën e fshatarit dhe shohim nënën e moshuar 90 vjeç e ulur në një krevat, duket e hutuar, e trembur. I afrohemi dhe fillojmë ta pyesim:

Jeni 90 Vjeç, keni parë, dëgjuar, ndjerë si ky tërmet?

“Jo, jo, jo. Kam ndjerë tërmete por si ky nuk mbaj mend. Në mes të natës mezi dolën nga shtëpia, shumë vështirë, drita e ujë s’kemi ka 3 ditë”, na thotë ajo.

Ndërsa jemi duke realizuar intervistën tonë, lëkundjet e tërmetit vazhdojnë të bien.

“Siç e shihni banesën në çfarë gjendje është, na duhet të rrimë e të mbytemi këtu, ndaj i lutemi shtetit të na ndihmojë”.

Kur pyesim kryefamiljarin Jangozi se ku kanë qëndruar pas tërmetit na thotë se kishin qëndruar jashtë.

“Jemi duke qëndruar në oborr, jashtë, kemi sajuar një plasmas”.

Ndërkohë na bënë me dije se, askush nuk është kujtuar për ta, madje as gjërat më të nevojshme nuk janë sjellë. Asnjë lloj ndihme, as ushqime, të gjitha janë munduar ti sigurojnë vetë./abcnews.al

Foto nga tërmeti:

@tn.lajmelokale
@tetovanews