Ballina Aktualitet Shqipëri Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë Malë...

Qau tek Rama si i pastrehë, kush është në të vërtetë Malë Kasa me origjinë nga Kërçova!?

Prej 3 ditësh Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë për shkak të tërmeteve që kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale.

Si kurrë më parë, shqiptarët u bashkuan njëzëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i pamëshirshëm që mori 50 jetë të pafajshme.

Të bashkuar me një qëllim, shqiptarët arritën të mbledhin miliona euro, tonë ushqime e ndihma si veshmbathje, çadra apo ilaçe. Dhe në këto momente kur solidariteti i shqiptarëve është shumë i lartë, nuk mund të mungojnë edhe rastet e abuzimit.

Pas denoncimit të vjedhjes së ndihmave, një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e albeu.com.

Mbrëmjen e kaluar, ERTV trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”? Albeu mëson ekskluzivisht se i moshuari në fjalë është shtetasi, Malë Kasa dhe nuk është aspak i pastrehë.

Mësohet se të moshuarit vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë, siç mund të shihni edhe ne fotot në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension nga Zvicra.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri kanë shkatërruar mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Lezhë e Laç, dhe familje që jetonin në gjendje të vështirë tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur shtesë e as një shtepi te dyte si zotëria në fjalë.

Marrë nga albeu.com

https://youtu.be/rpYmyENrAXQ

Cili është mashtruesi Malë Kasa??? – Shkruan Urim Gjata

Mbrëmjen e kaluar, ERTV e Ramës, trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?

Nëse ju kujtohet protesta e 21 Janarit dhe boja e kuqe në kokat e këtyre mashtrues-maskarenjve që e përdori me shumicë Erjon Veliaj, për te mashtruar mediat dhe kancelaritë e huaja.

Ky është personi kryesor që dilte ne tv dhe mediat me koken e lyer me disa kg bojë të kuqe, per ta reklamuar si gjak nga dhuna e pushtetit “kri*minal” të Berishës.

Ky “rilindas” mashtrues, Malë Kasa vazhdon misjonin e ngarkuar nga sejmenët e tij, ky nuk është aspak i pastrehë.

Këtij vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension në shtetit zvicerjan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews