Ballina Aktualitet Opinione Pse Rama do të ndalet solidarizimi mes shqiptarëve

Pse Rama do të ndalet solidarizimi mes shqiptarëve

Blog-Autor: Arbër Zaimi

Rama po flet me përbuzje për ndihmat vullnetare me ushqime, batanije, veshje, shtretër e çadra. Thotë se s’ka më nevojë për to.

Mirëpo “in situ” pashë gra të pastreha që rrëfenin se si po lanin ndërresat e tyre dhe i vishnin të lagura se s’kishin të tjera.

Pashë pika magazinimi ku mbizotëronte papastërtia dhe kaosi, të stërmbushura, ndërkohë jashtë tyre njerëz të uritur luteshin për ushqime e shtroje.

Arsyet pse Rama dëshiron të ndalet solidarizimi i shqiptarëve për shqiptarët janë këto:

Ky solidarizim e bën atë të duket aq i vogël në personalitet, sa ç’është, dhe ai s’i pranon kurrë përmasat e veta.

Solidarizimi i shqiptarëve për shqiptarët është aq i madh sa mund ta zgjidhë problemin pa patur nevojë për “donacione” oligarkësh që gjithë vitin vjedhin me kazan ushtrie e sot dhurojnë me lugë çaji. Por Rama nuk mund t’i lërë oligarkët të duken keq.
Rama ka nevojë që problemi të mos zgjidhet me solidaritet, sepse Rama dëshiron ta përdorë tërmetin për të “thithur” fonde të huaja.

I mërzitur me Evropën që s’ia hapi negociatat, Rama në vend se të reflektojë për demokraci e zhvillim ekonomik e social, vendosi për inat ta drejtojë Shqipërinë kah Lindja e Mesme e të bëhet dhe vetë drejtues i atij modeli. Në Lindje të Mesme diktatorët e kërcënojnë Evropën me eksportim krize, nëse ajo s’u jep para.

Rama nuk e do solidarizimin e shqiptarëve me njëri-tjetrin, ai dëshiron “mini-shengenin”. Apo në fjalët që i kishte thënë sot një biznesmen i Ramës që tenton të monopolizojë peshkimin “t’i hapim kufijtë, të bashkohemi me Serbinë e Greqinë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews