Ballina Teknologji Prodhohet makina e parë elektrike “Made in Kosova” (Video)

Prodhohet makina e parë elektrike “Made in Kosova” (Video)

Të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, pesë të rinj gjakovarë, arritën pas dy viteve punë, të ndërtojnë një makinë elektrike funksionale.

Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e ambientit, sipas Rel.

Projektuesit e makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të tilla dhe të shfrytëzohen në rrugën e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohet qarkullimi për veturat me naftë e benzinë.

Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro./REL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews