Ballina Bota Presidenti turk Erdogan ofertë SHBA: Këmbejmë motrën e Al Bagdadit me Fethullah...

Presidenti turk Erdogan ofertë SHBA: Këmbejmë motrën e Al Bagdadit me Fethullah Gulen

Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi, Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA, të këmbejë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.

Presidenti turk tha se “Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara”.

Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë, dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvr*asje në su*lmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews