Ballina Bota Përfshihet nga flakët avioni pas ngritjes nga aeroporti në Los Angeles (VIDEO)

Përfshihet nga flakët avioni pas ngritjes nga aeroporti në Los Angeles (VIDEO)

Një avion “Boeing 777” është përfshirë nga flakët, menjëherë sapo është ngritur në fluturim në Los Angeles.

Siç shihet edhe në videot e mëposhtme, gjatë ngritjes një nga motorët e avionit ka shpërthyer në flakë.

RT shkruan se avioni i cili ishte nisur për në Manila, u detyrua të kthehej mbrapa dhe zbarkoi i sigurt në aeroport. Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident. Besohet se shkak për shpër*thimin e motorit në flakë është bërë një defekt mekanik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews