Ballina Sport Pendohet Xhaka: I lumtur nëse luaj me Arsenalin

Pendohet Xhaka: I lumtur nëse luaj me Arsenalin

Granit Xhaka nuk e pranon dot situatën në të cilën ndodhet dhe kërkon të kthehet sa më shpejtë në dispozicion të Arsenalit për të zbritur në fushën e lojës.

Pas revoltimit që pati ndaj tifozëve, trajneri Unai Emery i hoqi jo vetëm shiritin e kapitenit mesfushorit me origjinë shqiptare por edhe mundësinë për të zbritur sërish në fushë me fanellën e Arsenalit.

Edhe pse gjasat janë që Xhaka të largohet në merkaton e janarit, në një intervistë Granit deklaroi se dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“E kam të qartë idenë se si duhet të vazhdojë situata, dhe Arsenali e di këtë. Ende kam një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur nëse rikthehem në klub. Kështu, mund të zgjidhim problemet. Do të ketë patjetër një zgjidhje, pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, u shpreh Xhaka.

@tn.lajmelokale
@tetovanews