Ballina Aktualitet Kosovë Pacolli e Limaj fitojnë ulëse në Kuvend, këta mund të jenë deputetët...

Pacolli e Limaj fitojnë ulëse në Kuvend, këta mund të jenë deputetët e rinj të koalicionit

PZAP ka marrë vendim që të heqen nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Ky vendim është marrë pas ankesës së bërë në këtë institucion nga Nisma Socialdemokrate.

E nëse gjithçka shkon siç është planifikuar sipas koalicionit AKR-Nisma, këto dy subjekte në legjislaturën e re do të kenë gjashtë deputetë.
Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, këta do të jenë deputetët nga ky koalicion: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj-Halimi, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews