Ballina Argëtim Kuriozitete Një burrë në Indi humbi jetën duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Një burrë në Indi humbi jetën duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Indi.

Një burrë ka vde*kur duke u përpjekur që t’i hajë 50 vezë.

Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit, me një mik të tij për të ngrënë vezët.

Të dy miqtë vendosën të pranonin sfiën, duke ngrënë 50 vezë për të fituar rreth 25 euro.
42 vjeçari e pranoi bastin.

Yadav arriti të hajë 41 të tilla, para së të rrëzohej papritmas dhe të binte pa vetëdije.

Ai u dërgua në spital, ku vd*iq vetëm disa orë më vonë, shkruan Daily Mail përcjellë Klan Kosova.

Sipas mjekëve ai kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.

Familja e tij nuk ka komentuar incidentin tra*gjik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews