Ballina Kronika Një bari i zhdukur prej dy ditësh, Policia në operacion-kërkimi (EMRI)

Një bari i zhdukur prej dy ditësh, Policia në operacion-kërkimi (EMRI)

Një bari rezulton i zhdukur prej 2 ditesh. Dhimitër Baze, rreth 70 vjeç ka dalë dy ditë më parë për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit, por nuk është rikthyer në stan. Bagëtitë janë kthyer çka ka bërë që banorët të sinjalizojnë policinë lidhur me zhdukjen e tij. Forca të shumta policie janë duke kërkuar në të gjithë zonën për gjetjen e bariut.

Sipas burimeve të Policisë, ai ishte njohës i mirë i terrenit dhe ndaj përjashtohet mundësia që të ketë humbur rrugën. Ndërkaq, familjarët thonë se nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Bonus video:
Loading...