Ballina Aktualitet Nis në Ohër takimi Zaev-Rama-Vuçiç, mungojnë Kosova, Mali i Zi e Bosnje...

Nis në Ohër takimi Zaev-Rama-Vuçiç, mungojnë Kosova, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina (VIDEO+FOTO)

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi i dytë mes Zaev, kryeministrit të Shqipërisë Rama e presidentit serb, Vuçiç.

Ky është takimi i dytë pas atoj në Novi Sad ku po diskutohet i ashtuquajturi ‘Schengen Ballkanik’.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Qarkullimi i shtetasve të vendeve respektive do bëhet vetëm me kartat e identitetit, aty ku përdoren ende pasaportat.

Kosova nuk ëshë e pranishme në këtë takim edhe pse u ftua pak ditë më parë bashkë me Malin e Zi e Bosnje Hercegovinën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews