Ballina Aktualitet Në Pirok privohet nga liria 31-vjeçari nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës

Në Pirok privohet nga liria 31-vjeçari nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës

Mbrëmë, (11-nëntor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 31-vjeçari R.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, për arsye se gjatë kryerjes së kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe
konfiskuar ar*më zjarri pist*oletë ,,CZ,, me një kornizë me 8 plu*mba dhe një kornizë tjetër të mbushur me 9 plu*mba, të cilat i ka pasur në një çantë të zezë dhe të njëjtat i ka poseduar pa leje.
Personi R.S. ka qenë duke udhëtuar me taksi veturë të cilën e ka drejtuar 54-vjeçari M.I. nga fshati Siniçan. Pasi që është privuar nga liria i njëjti është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgatitet parashtresa adekuate.

https://youtu.be/jrQBz5D5Zs0

https://youtu.be/C8xOPCicTH8

https://youtu.be/GNxVuChXS0M

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

@tn.lajmelokale
@tetovanews