Ballina Aktualitet Kultura Në Manastirin e Migjenit

Në Manastirin e Migjenit

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Kur kolegët e katedrës së gjuhës e të letërsisë shqipe të Universitetit të Shkupit më pyetën se cilin nga qytetet e Maqedonisë do të dëshiroja të vizitoja, unë pa mëdyshje iu përgjigja: Manastirin.

Kishte plot arsye që e vija në krye të dëshirave të mia këtë qytet, po në radhë të parë se këtu kishte jetuar e mësuar Migjeni. Në këso rastesh viset e huaja sikur pushojnë së qeni të huaja. Bie mbi to një tis intimiteti, gati-gati romantik, që nuk arrin ta shkoqisësh menjëherë shkakun. Mund të lidhet me ngjarje të historisë kombëtare, me rrjedha të jetës shqiptare, që kanë kaluar andej, mund të ketë të bëjë dhe me jetën e ndonjë personaliteti të shquar, që plekset me fatin e atdheut. Në Manastir bashkoheshin të gjitha, por kësaj here unë mendoja kryesisht për Migjenin, jeta e të cilit, megjithëse qe e shkurtër, as mund të merret me mend pa vitet e largëta që kaloi në këtë qytet.

Tërë ato ditë, tek qëndronim miq në Shkup, Migjeni ishte gjendur në shoqëri me ne, në takimet e bisedat me kolegët tanë shqiptarë dhe me miqtë maqedonas. Diskutirhi për poetin mori shkas dhe nga një rrethanë e re që erdhi fare e papritur. Gazetari Alush Kamberi kishte kumtuar në shtyp se kishte zbuluar në Manastir dorëshkrimin e novelës “Jetë pa fat”, që ai mendonte se ishte e Migjeni Atë e kishte ruajtur prifti Simo Acev shok seminari i poetit tonë, i cili tregonte se Milloshi e kishte shkruar këtë vepër në serbo- kroatisht, kur ishte seminarist dhe ai pastaj ia kishte përkthyer në maqedonisht. Novela trajtonte probleme të mprehta shoqërore të atyre viteve, fliste për varfërinë e padrejtësitë diku në viset e Manastirit, në një mjedis të përzier kombëtar e fetar. Sipas priftit, për shkak të kësaj përmbajtjeje, ai nuk kishte guxuar ta botonte në kohën kur e kishte përkthyer, por nuk thoshte përse e kishte mbajtur aq gjatë dhe s’e kishte botuar në vitet e pasluftës! Kjo pyetje e të tjera si këto hynin në bisedat tona në Shkup, por kuptohet se përgjigjen mund ta gjenim ndoshta vetëm në Manastir. Acevi shërbente atje, në kishën e Shën Mërisë. Ja një shkak tjetër që zgjonte kureshtjen tonë dhe na shtynte të niseshim sa më parë për në Manastir.

Po kjo nuk ndodhi menjëherë, jo vetëm se na duhej të mbanim disa leksione para studentëve shqiptarë në universitet, por kishim dhe një program të tërë takimesh e vizitash në kryeqendrën maqedonase. Në hotelin ku qemë vendosur, do të prisnim dhe do të përcillnim plot miq, sidomos pasditeve dhe darkave. Në një nga këto pasdite, kolegu ynë Remzi Nesimi na bëri një befasi tepër të këndshme: na solli në hotel dhe na njohu me një nga shokët maqedonas të Migjenit, Levko Arsevin. Miku, nga sa na tha, sapo kishte dëgjuar për ardhjen tonë e kishte ndier si nevojë shpirtërore takimin me bashkatdhetarët e Milloshit të paharruar!

E kam para syve si tani atë burrë të vjetër, shtatmesatar, por të shëndoshë, me një fytyrë të bëshme e faqe të kuqe, që na përqafoi me t’i zgjatur dorën. I gjallë e tepër gazmor, ai fliste buzagaz e duke lëvizur sa duart e sa kokën krejt të zbardhur.

-Jam një nga bashkënxënësit e Milloshit të seminarit të Bitolit, – tha me zë të lartë sapo zumë vend në një cep të hollit. Fytyra e tij flakëronte nga një përskuqje e ndezur dhe mezi merrte fry më. – E kam për nder t’ju them se kam qenë shok i tij.

E kujt i shkonte mendja atëherë se do të vinte një ditë që ai do të bëhej poet i madh.

Miku fliste i emocionuar dhe qëndronte aq lirshëm në mes nesh sa të kapte për duarsh krejt pa të keq dhe tregonte me ton intim. Në bisedë e sipër, morëm vesh se ai kishte qenë gazetar dhe tani ishte pensionist, por për shqiptarët do të mbetej gjithnjë shok i përjetshëm i Milloshit!

-Mali Millosh! – ia bëri ai me një zë nostalgjik dhe fjalët tingëlluan si psherëtimë. – Kështu i thërrisnin në seminar: Milloshi i vogël! Se vinte i imët e s’binte në sy nga trupi, po ç’rëndësi kishte trupi. Milloshin e ngrinte lart mendja e ndritur, sjellja tepër njerëzore, vlerat morale e intelektuale. Kush do ta njihte nga afër, do ta ndiente se ai diçka do të bëhej, por çfarë? Ishte ende shpejt ta përcaktoje saktë, veç ai dallonte nga ne të tjetër. Këtë e them me bindje. Ja, unë as e mendoja se do të bëhesha gazetar, po ja që u bëra, sigurisht, një gazetar i rëndomtë. Kurse Milloshi ngjiti shkallët e lavdisë, u bë shkrimtar i kombit të tij! Shumë nga ne shokët e vet e ndiemë se atë e priste një ardhme jo e zakonshme. Se në vitet e fundit të seminarit, ai dha shenjat e një personaliteti universal. Nuk e teproj, nëse them kështu. Dhe kur vite më vonë dëgjova se ç’kishte dalë prej Milloshit tonë, aq u emocionova, sa mend qava nga gëzimi! Nga mali Millosh kishte dalë shkrimtari i madh. Po, nga i mençuri, nga i heshturi, nga fisniku Millosh!

Ai fliste e tregonte pa ndërprerë, krejt i përhumbur në kujtimet e veta, me një duf plot mall e dëshira që zgjonin njëra-tjetrën. Fliste nostalgjia e shokut të vjetër, po dhe bindja e moshës së pjekur që kishte përballuar kohën. Migjeni ishte kthyer në krenari, në krenari për të, për gjithë brezin e tij, për vetë seminarin e dikurshëm. Pse e paktë ishte kjo? Këtë nuk e shprehte vetëm me fjalë. Këtë ia thoshin dhe sytë, dhe lëvizjet energjike të duarve, dhe mënyra e prerë e të folurit, dhe përqendrimi i tërë qenies së tij.

-E dini ç’ishte Milloshi? Një njeri që digjej flakë për njerinë. Një flakë njerëzore. Ai i ndiente thellë të gjitha vuajtjet e botës dhe kurdëgjova se vdiq fare i ri, u trondita; po nuk u habita. Nuk u habita sepse e dija se ashtu siç kishte filluar ai nuk do ta kishte të gjatë. Milloshi nuk jetonte për vete, po për njerëzimin. Dhe në këtë mes nuk kishte asgjë fetare, asketike, të më besoni për këtë, se Milloshi nuk deshte t’ia dinte prej përrallave të fesë. E di mirë unë, bile qysh në seminar ai u bë ateist, njohu fenë dhe e njohu mirë, nga brenda. Dhe sa më shumë e njohu fenë, aq më tepër u bë i ndërgjegjshëm për misionin e njeriut në shoqëri.

Askush nuk e kuptoi se si ikën orët atë pasdite. Biseda pastaj u përzie, sepse ai zu të na pyeste me hollësi për një kohë që s’e njihte dhe ne e dinim mirë. Padashur, bëheshin lidhje asociative, po dhe nxirreshin disa përfundime logjike, që e qartësonin më tej figurën e poetit. Miku u prek nga gjithë sa dëgjonte dhe kishte çaste që e pllakosnin mendimet. Atëherë vështrimi i bëhej më i thellë dhe lëvizjet e humbisnin gjallërinë e parë.

Kur mori vesh se do të shkonim në Manastir dhe pasi na tregoi për vendet që lidheshin me Migjenin, na tha i gëzuar:

-Kjo është gjëja më e mirë, që mund të bëhet për Milloshin! S’e kam fjalën për veprën e tij se ajo jeton e pavdekshme, po për jetën, për Milloshin njeri. Atë do ta gjeni dhe në Manastir. Evokoni kohën e tij, kur të shkoni atje, dhe dijeni se aty është dhe ai!

Këto ishin shënimet e para që mbajta ato ditë në Shkup për Migjenin. Sepse më pas ato do të vinin duke u shtuar. Shpejt rashë te’ një burim që as e kisha menduar. Profesor Petroja, Petro Janura, shef i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Universitetit të Shkupit, kishte kohë që punonte për të hartuar një monografi mbi Migjenin. Ai këtë e quante veprën e tij jetësore dhe, ç’është më e rëndësishmja, kishte mbledhur një material të pasur faktik. Profesor Petroja ishte ai që do të më udhëhiqte për në Manastir!

Një ditë para nisjes, pasi kishim biseduar disa herë për Migjenin, profesori më ftoi në kabinetin e tij të punës që kishte pranë katedrës. Me Petron ishim bërë miq, qemë takuar dhe e kisha shoqëruar, kur kishte ardhur në Shqipëri. Ai kishte lindur në Fier dhe kishte ikur prej andej që fare i ri për të kryer studimet në Rumani e në Itali. Gjatë luftës ishte persekutuar nga nazistët, kishte vuajtur në burgje e kampe përqendrimi dhe rrethanat e kishin bërë të vendosej pastaj në Maqedoni. Këtu kishte botuar gazetën e parë shqipe, kishte hapur shkollën e parë të mesme shqipe, kishte themeluar katedrën e gjuhës e të letërsisë shqipe, ishte një nga pionierët e shkencës dhe të kulturës shqiptare në republikën Maqedonase. Kishte shkruar tekste shkollore e libra me studime, merrej me probleme gjuhësore, por e kishte shumë për zemër edhe studimin e letërsisë.

Në kohën kur shkuam në Shkup, profesor Petroja ishte në prag të pensionit dhe ndonëse nuk qe aq mirë nga shëndeti, vazhdonte punën me zell dhe përkushtim që të prekte. Jepte rregullisht leksione, drejtonte seminare, udhëhiqte punë shkencore, po pasioni i tij ishte veprimtaria studimore.

-Nuk do të iki pa e kryer monografinë për të, më tha kur shkova në kabinet dhe u ulëm pranë tavolinës. Këto fjalë i shqiptoi si me zë të ulët dhe i menduar, ndërsa bënte sikur trazonte e kërkonte diçka midis dorëshkrimeve. Ishte i lodhur nga puna që i duhej të përballonte por ishte i dhënë pas saj me pasion dhe këmbëngulje.

Kishte pamjen tipike të intelektualit, me syzet e trasha dhe vështrimin serioz, me atë ballin e gjerë dhe trupin e gjatë e pak të kërrusur. Gjithë ç’kishte përqark fliste për punën dhe interesat e tij të gjera. Rafte me libra, skedarë, dorëshkrime, gazeta e copa gazetash e pastaj dosje të veçanta me dokumente autentike, faksimile, fotografi, pjesa më e madhe e të cilave kishin të bënin me Migjenin. Profesori kishte shkuar sa e sa herë në Manastir, kishte kryer hulumtime në arkivin e qytetit, ishte njohur me historikun e seminarit teologjik, kishte shkelur nëpër vendet që lidheshin atje me Migjenin, kishte takuar shokët e ndonjë mëçues të tij. Ndoshta, ishte i vetmi studiues në Maqedoni që merrej seriozisht me gjurmët e poetit në këtë vend. Por, ndërkaq, ai kishte sjellë nga Shqipëria shumicën e botimeve dhe studimeve tona për Migjenin.

-Siç e sheh, – më tha pasi m’i tregoi materialet, – gjithë përpjekjet e mia tani janë përqëndruar në atë punë të vështirë që këto burime t’i bashkoj dhe mbi bazën e tyre të ndërtoj monografinë mbi Migjenin. Ka kohë që kam hyrë në botën e tij dhe ndihem i lidhur fort shpirtërisht, por…

Dhe ai nis më tregon për dilemat që i kanë dalë përpara, për disa kundërthënie të fakteve e të dhënave që i paraqiten. Shfaq pastaj disa dyshime e hamendje, hedh disa hipoteza e parashtron disa teza interesante, ndihet synimi që ka jo vetëm për të sjellë informacion të panjohur, por për të dhënë disa mendime të reja mbi Migjenin.

Profesori, ashtu gjysmë i kërrusur, lëviz nëpër kabinet dhe si zbret nga rafti disa dosje, m’i vë ato përpara. Hap njerën prej tyre dhe me shkëlqim në sy, më thotë:

-Ja, këto janë dokumente shkollore të Migjenit. Kopjen e tyre e kam nxjerrë nga arkivi i seminarit. Nga këto mund të përfytyrosh dhe të kuptosh sot gjithë ecurinë e tij gjatë viteve të shkollimit në Manastir.

Kisha përpara dëftesën e semimaturës të nxënësit Millosh Gjergj Nikolla, që kishte kryer progjimnazin klasik të Manastirit në vitet 1925-1927. Në një formular të gjerë qenë regjistruar notat që kishte marrë në seminarin teologjik “Jovan Theologu” gjatë pesë vjetëve të mësimeve (1927-1932). Ishte dhe dëftesa e matures dhe disa dokumente të tjera.

-Milloshi pat ardhur në Manastir nga Tivari, – merr të tregojë Petroja me një zë të ngrohtë duke më vështruar pas syzeve të trasha.

-Atje, siç e di, ai kishte jetuar tek e motra, Lenka, dhe kishte kryer dy klasat e para të gjimnazit të ulët. Po, me sa duket, kushtet nuk e lejonin të vazhdonte më tej, prandaj i ungji Jovan Kokoshi e solli në gjimnazin e Manastirit. Ai erdhi këtu më 1925, kur ishte 13 vjeç, dhe jetoi në internat. Ja dëftesat e dy vjetëve, ja dhe ajo e semimaturës…

I vërej me kujdes dhe shkëmbejmë mendime. Notat tregojnë qartë se Milloshi në atë kohë është nxënës mesatar, gati i rëndomtë. S’ka asgjë që të dallohet, madje ka mbetur në matematikë e paraqitet dobët në gjuhën serbe. Nuk e ka të lehtë të mësojë gjuhën e huaj, megjithëse në këtë gjuhë ka bërë shkollën fillore në Shkodër. Sado që nuk i mungon zgjuarsia, ai nuk tregon zell e vullnet të veçantë në mësime. Mund të ketë disa arsye që ta shpjegojnë këtë gjendje të Milloshit. Ndoshta nuk ambientohet menjëherë me mjedisin e ri, me jetën kolektive të internatit, larg njerëzve të shtëpisë. E vuan thellë jetimësinë. Akoma nuk e ka marrë mirë veten nga fatkeqësitë familjare. S’mjafton që i kanë vdekur radhazi, nëna, i ati, vëllai, po gjatë kohës së gjimnazit më 1926, Milloshi bonjak merr dhe një goditje tjetër. I vdes gjyshja e dashur, Stanka, që e ndiente ta kishte nënë e baba prej disa vjetësh. Merret me mend se ç’ndodhte në botën e brendshme të këtij jetimi në dhe të huaj! Tani, me vdekjen e gjyshes, ai pothuajse nuk kishte më shtëpi. Shtëpia e Nikollajve ishte mbyllur, të motrat qenë shpëmdarë. Kush do ta priste tani në Shkodër?

Ishte e qartë se Milloshi do të qëndronte për një kohë të papërcaktuar larg vendlindjes. Dhe kjo u duk kur i ungji përsëri do të përkujdesej për të nipin, duke i nxjerrë një bursë për seminarin teologjik nga kisha serbe. Nuk kishte rrugë tjetër. Të paktën kështu nuk mbetej pa shkollë dhe gjente një strehë deri sa të mëkëmbej për t’u bërë për jetë.

-Ma merr mendja,- thotë profesor Petroja,- kjo gjë që bëri dajë Jovani nuk do t’i ketë pëlqyer Milloshit. Kush është ai i i ri që do të bëhet prift? Pastaj kalimi nga një shkollë si gjimnazi me horizont të gjerë e human, në seminarin teologjik do të thoshte mbyllje dhe kufizim në mes mureve të një shkolle fetare, ngushtim i dijeve, hyrje në një atmosferë mistiko-kishtare. Me siguri shpirti i lirë i Milloshit të ndjeshëm, do ta pësonte…

Seminari teologjik serb i Bitolit, siç e quajnë sllavët, ishte një shkollë tipike fetare, që përgatiste kryesisht priftërinj, këngëtarë a psalltës kishe dhe mësues feje. Sinodhi ortodoks i Beogradit, që përfaqësonte synimet hegjemoniste të kishës serbe në Ballkan, e kishte seminarin “Jovan Theollogu” një nga dy institucionet shkollore më të rëndësishëm të bashkësisë ortodokse sllave të viseve jugore të gadishullit. Aty mësonin përgjithësisht fëmijë të familjeve të varfra, jo vetëm nga Maqedonia, po dhe nga Mali i Zi, Serbia, Kosova, Shqipëria etj., që përfshinin besimtarë të ritit ortodoks prosllavian.

-Seminari i Manastirit,- më shpjegon profesori,- siç del nga dokumentet e kohës, kish peshë në bashkësinë ortodokse të këtyre anëve të Ballkanit. Për këtë flasin dhe konceptet solide mbi të cilat qenë hartuar programet shkollore, kuadrot e përgatitur që punonin këtu, baza e fuqishme materiale, kërkesat dhe disiplina e rreptë. Pra, ishte një shkollë serioze përformimin dhe përgatitjen e barinjve të ortodoksisë, për t’i kultivuar ato cilësi që u duheshin klerikëve. Shih programet mësimore dhe do të bindesh.

Marrim dhe shikojmë me kujdes programet e seminarit, që profesori i ka mbledhur e sistemuar në një dosje të veçantë. Më shumë se gjysma e lëndëve që bëheshin në shkollë janë kryesisht fetare. Fillonin nga ungjilli, dogmatika teologjike e polemika, morali teologjik, historia e kishës ortodokse serbe dhe vazhdonin me të drejtën kishtare, omilikën, liturgjinë, patologjinë, katiketikën, apologjikën, pastorin fetare e deri te gjuha e vjetër kishtare sllavë dhe muzika fetare. Lëndët laike ishin ato që kishin të bënin me kulturën e përgjthshme qytetare si gjuha e letërsia, gjuhët e huaja(frëngjish, rusisht, gjermanisht), matematika, fizika, historia, filozofia, psikologjia e pedagogjia.

Eshtë interesant të vërehet qëndrimi i Milloshit ndaj këtyre lëndëve, sidomos ndaj lëndëve fetare dhe atyre laike. Shkëmbejmë mendime për këtë me Petron. Ai e njeh mirë gjendjen dhe s’është zor t’i kuptosh diferencat dhe luhatjet. Në seminar Milloshi do të tregojë zell për mësimin e gjuhëve të huaja, mëson rusisht dhe frëngjisht. Mundet ta ketë bërë këtë gjë nga që ka nisur ta kuptojë se gjuha e huaj është mjet për të hyrë në labirinthin e diturive. Vëmendjen ta tërheq veçanërisht ecuria e tij në lëndët fetare, ku shihen diagrama të çuditshme. Luhatjet duken, jo vetëm nga rijë vit në tjetrin, po dhe brenda një lënde. Ai s’është indiferent ndaj lëndëve fetare. Duket se në procesin e njohjes e të studimit, ka interesa dhe afinitete kalimtare, por kundrejt thelbit të tyre, ai duket se ka reaguar në mënyrë të ndryshme.

Një i ri si Milloshi, me shpirt të lirë dhe synime të guximshme, s’kishte si ta pëlqente dogmatikën, një lëndë që fyente personalitetin e njeriut, e kufizonte dhe e shtypte, po as omilitikën, që tek e fundit me predikimet e saj e shtynte njeriun drëjt demagogjisë. Kështu dhe me liturgjinë dhe katiketikën, kur këto e kufizonin dhe e reduktonin diturinë brenda shtratit të ngushtë të fesë. Ndryshe qëndronte puna me Biblën, që nuk do ta shikonte kryesisht si vepër fetare. Te Bibla mendja e tij e mprehtë ka mundësi të ketë depërtuar në shtresate nënshtresat e saj e të ketë gjetur mendime e përvoja me vlerë universale, figura e ngjarje të historisë të kthyer në simbole, pavarësisht nga veshja dhe interpretimi fetare dogmatik. Për interesat e formimin e tij intelektual, Milloshi me sa duket s’ka qenë indiferent as ndaj historisë së kishës dhe të së drejtës fetare. Një gjë është e sigurt nga sa tregojnë notat: lënda që i pëlqente më shumë në mes mësimeve teologjike ishte muzika kishtare, ku dhe në maturë ishte e vetmja lëndë që ka marrë vlerësimin më të lartë.

Kur vijmë tek lëndët laike, e kemi më të lehtë për të gjykuar. Milloshi e manifeston sheshazi prirjen e brendshme që ka për kulturën përtej kufijve të fesë. Në qoftë se nuk ka përparim të kënaqshëm në fizikë e në matematikë, kjo nuk dëshmon të. kundërtën. Mund të ketë qenë çështje rrethanash e parapëlqimesh. Në fakt shpirti i tij ishin lëndët humane. Ai ishte dhënë pas letërsisë e filozofisë, psikologjisë e logjikës, pas muzikës, ndonëse jo e fundit për nga renditja.

Ecuria e Milloshit në mësime gjatë viteve të seminarit, e parë në rrafsh psikologjik e më thellë, e bën të qartë distancimin e tij nga lëndët skolastike. Kjo është një nga pamjet e procesit të formimit të tij, që duke u studiuar nga afër kupton se nuk ka qenë i lehtë. Në botën e brendshme të djaloshit do të zhvillohej një luftë e pandërprerë në mes logjikës e skolastikës, të vërtetës së gjallë e të dogmës. Ai do të ishte nën presionin e vazhdueshëm të ideve fetare e të mjedisit kishtar, të rrezikut të grackave shpirtërore që i ngrihen njeriut në moshën e në rrethanat e tij. Por të gjitha këto flasin dhe për atë që vitet e seminarit qenë tek e fundit vite të një evoluimi të pandërprerë shpirtëror, të rritjes intelektuale, të përpjekjeve për të krijuar një individualitet të vetin. Nga kjo pikëpamje, vendin kryesor të shqetësimeve të para shoqërore tek ai do ta zënë fati i njeriut dhe mendimet për jetën jashtë mureve të seminarit. Feja dhe kisha, me kalimin e kohës, sa vjen e mbeten në plan të dytë.

-Kam kohë që hulumtoj dhe meditoj për këto vite, – thotë profesor Petroja, duke u kapur rishtazi pas fillit të bisedës- dhe më rezulton se qysh në këtë periudhë të jetës, nisin të shfaqen, te Milloshi disa cilësi, që do të formojnë më vonë personalitetin e tij të fuqishëm: ndjeshmëria e lartë dhe mendja e mprehtë, shpirti kritik dhe intuita e hollë, aftësia e të vëzhguarit dhe e akumulimit, prirja për të qënë sa analitik aq dhe sintetik. Profesori, më nxjerr dokumente të tjera që ka zbuluar. Shoh që e kanë mbërthyer emocionet. I merr ato me dorë dhe i mban me kujdes si të jenë petale lulesh.

-Kjo është tema e hartimit të maturës, temë tipike për një shkollë fetare: “Natyra e dyfishtë e zotit Jezu Krisht”. Po hartimi i Milloshit nuk është gjendur, sado që jam përpjekur ta kërkoj në rrugë të ndryshme. Fashistët bullgarë bënë dëme të mëdha gjatë luftës. Veç do të ishte me shumë interes t’i dinim me këtë rast mendimet e Milloshit maturant.

-Duket një temë tepër delikate, – them unë, – gati, gati tunduese…

-Ashtu është, – ma kthen ai, – kur dihet që mësuesi i letërsisë e ka vlerësuar një hartim të Milloshit kështu “Parashtrimi 5, brendia O”!

Shfletoj anuarin e maturantëve të vitit shkollor 1931 -1932. Shoh dhe polifoton e tyre. Eshtë botimi i bërë nga drejtoria ë seminarit teologjik serb “Jovan Theollogu” në vitin 1933. Janë shënuar emrat e të gjithë maturantëve, me notat e provimit të pjekurisë, të zhvilluara nga 1-17 qershor 1932. Millosh Gjergj Nikolla mban numrin rendor 47, mesatarja e notave të matures është 3,77. Ja dhe numri i përgjithshëm i mungesave gjatë pesë viteve: 257, nga të cilat 166 i ka bërë vetëm vitin e katërt. Një ndërprerje tepër e gjatë, që flet për një gjendje jo të mirë shëndetësore. Dokumente të tjera dëshmojnë se Milloshi pasi dha provimet e maturës, pa mbushur javën, më 22 qershor, niset menjëherë për në Tivar, tek e motra. Vërtet është e trishtuar të mendosh që ky djalë, tani që po dilte si të thuash në jetë, nuk kishte strehë familjare ku të kthehej.

Qëndrimi në Tivar është i përkohshëm, sa për t’u çlodhur aq dhe për t’u menduar mirë përtë ardhmen. Njëherë për njëherë, ai duhej të kthehej në Shkodër. Atje do të zgjidhej përfundimisht rruga që do të ndiqte. Diploma që kishte marrë e shpallte të aftë për shërbim kishtar, për mësues feje, por nuk përjashtonte të drejtën për të ndjekur studimet universitare. Gjithë ato muaj Milloshit nuk do t’i ndahej pyetja: “Ç’do të bënte më tej?” Në xhep ai tani kishte diplomën e seminarit teologjik “Jovan Theollogu” dhe pasaportën që i kishte dhënë konsullata shqiptare në Manastir. Këto dokumente e paraqisin zyrtarisht Millosh Gjergj Nikollën, diplomant në teologji dhe me tiparet e veta individuale: shtatlartë, me ballë të rregullt, sy e flokë gështenjë, gojë e hundë hormale, fytyrë të bardhë…

Tërë kohën jemi harruar në kabinet dhe nuk vëmë re se nëpër korridoret e fakultetit nuk dëgjohet më asnjë zhurmë. Të dyve na ka pushtuar Migjeni dhe jemi futur aq thellë në jetën e tij, sa nuk dimë të dalim.

Para se të ngriheshim, ai hapi njërin nga sirtaret e dollapit dhe nxori prej andej një dosje të lidhur.

-Nesër do të nisemi për në Manastir, – më thotë buzagaz dhe duke ma zgjatur dosjen shton: – Merre këtë me vete dhe lexoje. Janë disa nga kujtimet e shokëve të seminarit. Me qënë se ato të shokëve të tij shqiptarë i njeh, tani njihu me ato të shokëve meqedonas. Këtu ke kujtimet e Metodi Gogovit, Spiro Dimovskit, Llambi Tasevskit, Simo Acevit, Levko Arsovit e të tjerë, Të gjithë shkruajnë për Manastirin.

Kur u ndamë ishte vonë dhe u ktheva drejt e në hotel. U mbylla në dhomën time dhe nisa të lexoj pa humbur kohë. Nuk desha të prish atmosferën, që ende ruaja nga bisedat me Petron. Dalëngadalë kujtimet e shokëve të tij më morën me vete dhe mend e gdhiva atë natë shtatori. M’u hapën sa e sa shtigje që më çuan në Manastir e më futën në seminar dhe në internat, në jetën dhe shoqërinë e Milloshit. Ndoshta, asnjëherë s’e kisha përjetuar aq thellë kohën e djalërisë e të rinisë së parë të tij. U harrova i tëri pas një realiteti që kishte ekzistuar dikur e tani s’ekzistonte më. Ishte kjo lidhja shpirtërore që ndieja me poetin, apo magjia e kujtimeve të shokëve që më krijuan këtë gjendje? Nuk di ç’të them, veç ajo dhomë hoteli në katin e dhjetë, e vetmuar dhe e heshtur, e zhytur në mugëtirën që krijonte abazhuri, ndërsa Shkupi kishte humbur fytyrë në errësirën e natës, më bënte të harroja gjithçka dhe të gjendesha vetëm për vetëm me Migjenin. Rrëfimet e shokëve më vinin njëri më i gjallë se tjetri, plot situata dhe hollësi impersionuese sa më dukej se Milloshi i tyre më lëvizte nëpër hapësirën e dhomës me një qartësi të çuditshme. Më dilte përpara herë në mes shokëve me atë vështrimin e butë dhe buzëqeshjen e çiltër dhe enigmatike, herë vetëm i menduar, me një tis të fshehtë trishtimi, që buronte së thelli nga gjithë qenia e tij delikate dhe brishtë. Imazhi i Milloshit përsëritej pothuaj në të njëjtat skena tek lexonte, tek shkruante, tek shëtiste, tek rrinte i menduar apo bisedonte në shoqëri me të tjerët. Ishte po ai, me uniformën e zezë dhe kasketën e seminarit, me trupin e tij të hollë e të dobët, me pamje të zbehtë, me ballin e gjerë dhe pjesën e poshtme të fytyrës të hajthme. Zërat e atyre kujtimeve të largëta u bënë aq sugjestionues, sa dhe kur unë arrija të shkëputesha nga ajo lojë përfytyrimesh dhe portreti i tij humbiste në mugëtirën e dhomës, sytë e Milloshit prapë më rrinin përpara: të mëdhenj e plot dritë, sy prej nga derdhej aq mençuri e bukuri, aq besim e dhimbsuri, sa ndihesha i gjithi nën pushtetin e tij njerëzor.

Nën atë vështrim që zgjati për orë të tëra, më molisi dalëngadalë gjumi, kur nata me sa dukej kishte marrë të thyer.

Në mëngjesin që gdhiu më zgjoi zilja e telefonit. Shokët më prisnin poshtë të niseshim për në Manastir.

Dita ishte aq e bukurdhee këndshmeatë mëngjeskurdolëm nga Shkupi, sa vetëm gjethet e drurëve, që rrëzoheshin anës rrugëve të kujtonin se kishte ardhur vjeshta. Pamjet e saj, me atë larmi ngjyrash të qarta e të qeta, u bënë më të dukshme tek kalonim pastaj me shpejtësi mes përmes Maqedonisë. Zbrisnim gjithnjë e më në jug të vendit, duke lënë prapa njëri pas tjetrit qytetet Tilovelesh, Gradin, Prilep, Krushevo. Në fund fare vinte Manastiri në trekëdëshin ë viseve ku takohen tokat maqedonase, shqiptare dhe greke. Një pozicion krejt i veçantë ky i Manastirit, qytet i dytë për nga madhësia e rëndësia në Maqedoni.

Ai që e njeh sadopak të kaluarën e këtij qyteti të përmendur, e di dhe peshën e rolin që ka luajtur ai jo vetëm historinë e kësaj treve por dhe në atë të Ballkanit. E kujtojmë këtë histori gjatë udhëtimit, evokojmë ngjarje të saj nga lashtësia e deri në ditët tona. Në radhë të parë për këtë na shtyn Migjeni, po dhe motive që lidhen drejtpërdrejt me historinë tonë kombëtare.

Dëgjoj se në lashtësi qyteti mbante emrin Heruklea, pastaj turqit e quajtën Manastir, kurse sllavët e thirrën Bitoli. Po pavarësisht nga emri, ai mbeti atje ku ka qënë, në mes maleve të Peristerit dhe liqenit të Prespës, një pikë takimi i botës sllave, greke e iliro-shqiptare. Një trevë tepër e ndjeshme, nga kishte kaluardikur Via Egnatia e ku qenë kryqëzuar rrugët strategjike e tregtare, qendër e rendësishme administrative e ushtarake nga një shekull në tjetrin. Manastiri i kohës osmane kishte fytyrën shumë kombëshe të perandorisë, një qytet i përbërë nga maqedonas e shqiptarë, grekë e turq, serbë e a rumunë, pa përmendur të tjerë. Këtu ishte mbledhur pothuaj gjithë Ballkani dhe në këtë vatër të përbashkët jetonin së toku kombësi e gjuhë të ndryshme,mënyra të ndryshme të jetuari e të menduari, me zakone e veshje nga më të ndryshmet.

Rrugët e Manastirit të çonin në të gjitha viset e Ballkanit po lidheshin dhe me qendrat evropiane, me Vjenën dhe Venecian, me Parisin dhe Londrën, me Lajpsigun e Romën. Ato qenë të hapura në çdo kohë për në Stamboll, kryeqendrën e perandorisë. Flasim përtë gjitha këto, e megjithatë biseda vjen e përqëndrohet te marrëdhëniet e shqiparëve me këtë qytet, te vendi që zë Manastiri në historinë tonë. Për një copë herë sikur shkëputemi nga Migjeni. Në të vërtetë nuk largohemi, sepse sado që nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet tij dhe paraleleve të historisë së Manastirit, prapë se prapë urat e historisë shqiptare qëndrojnë në mes. Ky qytet hyn e del në analete historisë sonë, në rrjedhën e ngjarjeve kombëtare, në jetën e njerëzve tanë të shquar. Ai përmendet jo më pak se Korça e Shkodra, Prizreni e Janina, Elbasani e Durrësi dhe si qendër vilajeti që rrezatonte gati në mbarë tokat shqiptare. Pesha e tij u rrit sidomos në kohën e Lidhjes së Prizrenit, kur Kuvendi e tok me të dhe delegatët shqiptarë të Manastirit, e caktuan një nga vilajetet e Shqipërisë autonome. Madje në planet dhe endrrat e rilindësve, ky qy tet do të ishte kryeqendra e shtetit autonom shqiptar! Kjo shpjegohet edhe me praninë e madhe të popullsisë shqiptare jo vetëm në krahinate vilajetit, podhe brenda në qytet me fuqinë politike dhe ekonomike që ata kishin e mbi të gjitha me rolin e Manastirit si arenë e vatër e Rilindjes sonë Kombëtare.

Në këto fjalë e sipër na del përpara në horizont, silueta e Manastirit, shtrirë në një rrafshultë të gjelbërt e ku duken së largu malet e Peristerit. Nuk di se ç’rrugë ka pas bërë Migjeni për të ardhur deri këtu, por me siguri i ka rënë nga ana e Korçës. Sa larg na duket tani Shkupi dhe sa afër Korça! Madje me këtë qytet përgjason dhe për nga panorama e përgjithshme, jo vetëm nga pozicioni fushor dhe planimetria, po dhe fytyra urbanistike. Këtë e vëmë re më mirë kur hyjmë në qytet, nga natyra e shtëpive dhe rrugëve, nga lumi Dragor që e përshkon, nga parqet dhe gjelbërimi plot hijeshi. Eshtë një qytet tipik ballkanik i viseve jugore të gadishullit, i cili, me sa duket, sado ndryshime bashkëkohore ka bërë, ruan në njëfarë mënyre fizionominë e fund shekullit të kaluar dhe të viteve ’20 e ’30 të shekullit tonë. Ndoshta, kjo vjen nga disa veçori të rrugës kryesore, nga udhët e ngushta që përhapen gjithandej, nga sokakët me kalldrëm, nga kishat e xhamitë e shumta, po dhe nga shtëpitë dy- tri katëshe, ballkonet karakteristike, nga kafenetë e dyqanet që kanë tenda përpara, nga çezmat… Besoj se në këtë mjedis Migjeni nuk e ka pasur të vështirë të ambientohet. Shumë pamje të relievit të qytetit i kanë kujtuar vendlindjen, po dhe jeta dhe përbërja shoqërore. Po ajo ndarje klasore, po ajo përçarje fetare e për më tepër këtu ishin dhe ndasitë nacionale. Edhe në kohën e tij, ky qytet sado që banohej në radhë të parë nga maqedonas, kishte dhe serbë, malazezë, shqiptarë, turq, grekë, arumunë etj. Pak a shumë këtë përbërje Migjeni do ta gjente dhe në seminar.

Ulemi në një kafe, tavolinat e së cilës shohin nga qyteti. Një pamje e gjerë, e moçme dhe e re shtrihet në të katër anët e horizontit. Shumë gjëra mund të mendojë e të tregojë njeriu këtu për Manastirin tek rri dhe e sodit. E para gjë që ndien është e kaluara që përftohet si një vizion i mugët përpara syve. Qyteti duket i lodhur, pa zulmën e dikurshme, i tërhequr nga rrugët e gjera të botës bashkëkohore.

Mbase më shumë se kohës sonë, Manastiri që kërkojmë ne i takon historisë. Ai sot sigurisht është Manastiri i njëhershëm. Në kohën e Evlia Çalebiut, në shekullin e 17 ai kishte 3.000 shtëpi me 900 dyqane dhe sa vinte e rritej. Deri në 1912 arriti në 50.000 banorë, kurse më vonë erdhi e ra, sepse e humbi pozitën e parë, s’ishte më qendër administrative, po provincë e një vendi të prapambetur. Në fillim të viteve ’30, zbriti në 33.000 banorë. Një prej këtyre banorëve do të ishte dhe Millosh Gjergj Nikolla, siç kishin qenë dikur nxënës këtu dhe Aleksandër Xhuvani, Muço Qulli, Lasgush Poradeci, Kostaq Cipo, Haki Stërmilli e sa e sa të tjerë. Shkollat e mesme të Manastirit kanë qënë të njohura e të preferuara; vinin këtu nga të gjitha viset e Turqisë evropiane dhe studionin. Kishte disa të tilla dhe.në gjuhë të ndryshme. Ishte “ Idadi e meleqi” gjimnazi turk, shkolla ushtarake, po dhe shkolla e mesme rumune, akademia tregtare, shkolla e mesme greke, pa përmendur ato sllavet. Në të tëra këto kanë mësuar shqiptarë, sepse Porta e Lartë nuk lejonte me ligj të hapeshin shkolla shqipe. Megjithatë në koloninë shqiptare këtu shqipja mësohej fshehurazi. Që nga fundi i shekullit të kaluar, vëllezërit Qiriazi hapën një shkollë private shqipe kladenstine, si të thuash, e më vonë ngritën dhe shtypshkronjën e tyre. Manastiri u bë nga vatrat e kulturës sonë kombëtare, që krijoi Rilindja shqiptare… Po këtu dhe vuajtën sa e sa patriotë tanë për Shqipëri. Burgjet e Manastirit kanë qenë të tmerrshëm. Në to u dergjën Abdyl Frashëri e Ismail Qemali, u helmua e vdiq Rrapo Hekali dhe doli kënga e tij që thotë: Doli marsi, hyri prilli/ S’këndon qyqja, as bilbili/ Rrapon e ngriti veziri/ E shpuri nga Manastiri/ As e vrau, as e fërkoi/ Veç me helm e helmoi…” Shqiptarët këtu qenë muratorë e qiraxhinj, tregtarëe sheqerxhinj Kishin dhe hanet e tyre, që i thërrisnin; Hani i Korçës, Hani i Elbasanitetj…

I kujtojmë këto dhe mendja më shkon te historia jonë, në ngjarjet e saj që kaluan nëpër këtë trevë. Sytë më kanë mbetur përpara, në rrafshin e çative të qytetit, në kullat e xhamive e të kishave, në atë rebus rrugësh e sokakesh. Për një kohë as unë s’di ç’kërkoj, veç më shkrep vegimi i largët i masakrës së krerëve shqiptarë në 1830. Më shumë se historia këtë ngjarje të kobshme ma sjell përpara novela “Komisioni i festës” e Ismail Kadaresë…” Një qytet i ulët e i hapët… megjithëse i madh, i shtrirë në një rrafshinë djerr…” Ja tek është tani kjo rrafshirë, ku mendja djallëzore e Portës së Lartë u ngriti shqiptarëve grackën e përgjakshme dhe u mundua t’i fashitë hovet e ty re kry engritëse.. . Vështroj peisazhin, sytë më vagëllohen dhe gjoksi më rëndon. Ndiej të më vinë pa dashur disa vargje të një kënge labe të kohës dhe nis e i rrokëzoj me zë:

‘ Vëlla, o derëzi,

Sadrazeni ç’i gënjeu,

Në Manastir se ç’i preu!

Miqtë kthyen kokën nga unë dhe unë i pyes:

-Vallë, ku duhet të ketë qenë hipodromi, që u masakruan krerët?

Ata ngrejnë supet dhe shikojnë nga qyteti, sikur duan ta gjejnë me sy.

-Të pyesim kafexhiun. Ai duhet ta dijë.

Lokali ku jemi ulur është një kafe tipike orientale. Presim sa vjen i zoti i saj dhe që në fjalën e parë marrim vesh se ai është shqiptar. Buzëqesh e gëzohet me atë vetëpërmbajtje karakteristike që ndesh kudo në brezat e vjetër të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhe ai s’është në gjendje të sqarojë atë që kërkojmë ne, po shton:

-Kemi Ibrahim efendinë këtu, një plak i vjetër që i di të gjitha meseletë tona. Priteni, ta thërras.

Pas pak shohim të vijë drejt tavolinës sonë Ibrahim efendiu, një plak i mpakur e i kërrusur, me një shkop në dorë, veshur me brekushe të bardha dhe me xhamadan lidhur në mes me brez të kuq dhe me një fes në kokë. U ngritëm në këmbë dhe i hapëm vend në krye. Ai na vështronte me sytë e vegjël dhe lëvizte buzët pa nxjerrë zë. Pastaj tha:

-Mirë se ju ka prurë zoti, bre burra, se kur do zoti i bashkon shqiptarët!

-Jo, – qeshi një nga ne, – kur duan shqiptarët bashkohen vetë.

Plaku nuk kundërshtoi, por në fakt nuk e kuptuam në se e dëgjoi tamam ose jo, pasi pak më vonë, ndjem se ishte i rënduar nga veshët. Dhe s’kishte faj, sepse siç na tha po u afrohej të njëqindave dhe shtoi se allahu ato që t’i jep në fillim të jetës, t’i merr në fund të saj. Pastaj zuri të tregojë për Manastirin, për ato kohë kur ai ishte mbushur plot e përplot me shqiptarë, që tani kishin vdekur e tok me ta dhe kasabaja e tyre.

-Se ç’kemi qenë ne aherna, – tha Ibrahim efendiu, – e dinë sokaket, minaretë, lumi atje përtej. Kështu e ka kjo dynja. Njerëzia është si valët e detit, vjen e ikën, ikën e vjen. Manastiri helbete, s’është më Manastiri i parë. Merabea (lufta) tani bëhet larg prej këndej, ne veç kur dëgjojmë…

Erdhi një çast dhe e pyeta, duke i thirrur me zë të lartë:

-E di zotrote, ku bie ajo fusha që sulltani vrau njëherë e një kohë krerët e shqiptarëve?

Ai e dëgjoi pyetjen, duke mbajtur kokën përpjetë dhe dorën në njërin vesh.

-E di, – dhe tundi kokën i menduar. – Eshtë “Allnari yni”. Ja, ai vendi më këtë krah, dhe zgjati dorën më të djathtë. – Po e ka mbuluar kasabaja e re. S’të pyet kjo…

Dhe vërtet, gjithë sa shikonim andej nga na tregoi plaku nuk të krijonte përshtypjen e ndonjë fushe e aq më tepër të një hipodromi, siç kishte qenë njëqind e pesëdhjetë vjet përpara.

-Ajo gjëmë – vazhdoi Ibrahim ëfendiu, me një zë të shtruar, ku ndihej dhe jehona e një këqardhjeje, – nuk ka për t’u harruar sa të rrojë qoftë dhe një shqiptar. Ishte një kurth që e sajuan kukumjaçkat në Qoshk Jalldëz të Stambollit, po hataja u bë këtu nga serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshit Pashai.

Profesori zë e pyet plakun për disa pleq, që ka takuar këtu vite më parë, ndërsa unë, tek sodis siluetën e qytetit të vjetër, sjell nëpërmend kronikën e Kongresit. Ishte një ngjarje kombëtare kjo, po të kujtosh se për të caktuar alfabetin e përbashkët të gjuhës sonë erdhën deri në Manastir 58 delegatë përfaqësues të qyteteve, klubeve shoqërive, kolonive. Se këta qenë shumica personalitete për kohën, gjuhëtarë e shkrimtarë, publicistë e veprimtarë të dalluar: M.Grameno, Gj. Fishta, N. Mjeda, Sh. Kolonja, Mitat Frashëri, B. Topulli, H. Moisi, L. Gurakuqi, S. Peçi, M. Logoreci, N. Kacorri, vëllezërit Qiriazi dhe e vetmja grua, motra e tyre Parashqevia. Delegatët u vendosën në hotel “Liria”, komisionet do të punonin në shtëpinë e Qiriazëve, kurse Kongresi që zgjati nëntë ditë u mblodh në sallën e madhe të klubit “Bashkimi”. Kronika e kohës shkruan se ato qenë ditë pune e debatesh të zjarrta, po dhe ditë gëzimi. Qenë mbledhur shqiptarë nga ana e anës, në seancat plenare salla e kongresit mbushej nga qindra veta. Te hotel “Liria” organizoheshin gosti që ktheheshin në manifestime politike, me fjalime, me këngë e valle, me recitime. Ato ditë ishin bërë shumë popullore, vargjet e thirrjës së klubit “Bashkimi” drejtuar shqiptarëve:

Juve që keni për fis trimërinë,

Që keni mëmëdhe malet E shtëpi pyjet e lisave,

S’kini marrë vesh akoma, që ai njeri që s’do të rrojë i lirë, s’pret ndihmë nga të huajt!

Lipset vetë të thyejë hekurat e tij.

Upset me krahët e tyre të rrëmbejë lirinë.

Përfytyroj të gjitha këto dhe më emocionon mendimi, kur i kujtoj se nga Manastiri shkrepën gërmat e alfabetit tonë. Se me to u botuan sa e sa libra, gazeta në gjuhën shqipe. Vetëm këtu dolën gazeta si “Drjta”, “Bashkimi”, “Bashkimi i Kombit”, dolën libra nga shtypshkronja e Qiriazëve, panë dritën e diellit thirrjet dhe manifestimet kryengritëse. Prej kësaj ngjarjeje u frymëzua Sevastia, për të shkruar këngën e bukur që këndojmë dhe në ditët tona:

Sot është dita e Shqipërisë, të përpiqemi Alfabetin tonë ta mbrojmë Shpejt, o burrani

Pa dashur hyra thellë në histori, po Manastiri të shtyn me forcë drejt saj. Duket e çuditshme, si ky qytet i huaj qëndron aq natyrshëm në analet e Rilindjes sonë Kombëtare. Thua ta dinte historinë e Manastirit shqiptar Milloshi? Me siguri, në qoftë se nuk dinte hollësitë, dinte ngjarjet kryesore.

Dikush thotë se jemi vonuar dhe ngrihemi. Ndahemi duke u përshëndetur vëllazërisht me xha Ibrahimin, ndërsa ai qëndron ulur në karrige dhe na zgjat të dyja duart. Dridhet i tëri nga mallëngjimi.Takime si këto nuk janë të zakonshme në Manastirin e sotëm!

Nisemi të kërkojmë hapësira të tjera të hjstorisë sonë. Të gjurmojmë kujtimin e Migjenit nën këtë qiell, poshtë maleve të Peristerit, në të dy krahët e lumit të Dragorit.

Profesor Petroja flet dhe tregon me dorë, ndërsa makina ecën ngadalë derisa dalim në një rrugë të gjerë dhe zbresim para një ndërtese të madhe. Marr vesh se kjo ishte Mitropolia, ndërsa ngjitur me të vjen kisha e Shën Mërisë, e përmendur në kujtimet e seminaristëve.

-Më mirë se shokët e Milloshit, – thotë profesor Petroja – askush s’mund të na udhëheqë nëpër viset e tij këtu. Po shkoj të thërras një prej tyre që shërben në këtë kishë.

Dhe vërtet, pas pak, shohim të dalë nga dera e madhe e kishës profesorin dhe një prift, me të cilin përshëndetemi dhe njihemi. Ai ishte prifti Rade, shok klase i Milloshit, burrë i moshuar po i mbajtur, me mjekërtë thinjur, veshur me rasën e zezë të klerikut e kokë zbuluar. T regohet jo vetëm i sjellshëm po dhe i gëzuar, bile i habitur, sepse sipas arsyetimit të tij ne njohim Migjenin kurse ai Milloshin! Migjenin ai nuk e njeh, e ka me të dëgjuar, porshton gjithë triumf se kush e ka njohuratë nga afër, e ka ndier se Milloshi do të bëhej një ditë njeri i shquar. Prej tij dëgjojmëseshokutjetëri seminarit, SimoAcevi, nukgjendejatë ditë në Manastir.

Duke kuvenduar, jemi larguar nga sheshi i Mitropolisë dhe shkojmë nga na drejton prifti. Ai ndërkaq flet e tregon me një dëshirë të papërmbajtur, sikur ta dijë se ç’kërkojmë ne:

-Në seminarin tonë kujtoj se mësonin afro dyzet shqiptarë, disa nga të cilët, megjithëse nuk morën rrugën e fesë, me sa kam dëgjuar pas lufte, u bënë njerëz me vlerë për vendin e vet. Në krye të tyre, sigurisht, qëndron Milloshi i paharruar, po nuk mund të mos përmend dhe Vasil Shanton, që u bë udhëheqës i shquar i luftës suaj kundërfashizmit, as Jordam Misjen, piktor dhe martir i lirisë. Më vjen shumë keq, bile më dhemb shpirti dhe sot kur kujtoj Pandeli Papanastasin nga Pogradeci, nxënës i shkëlqyer, jo vetëm ndërmjet shqiptarëve, po në tërë seminarin. Ai ishte shoku më i ngushtë i Milloshit, konfidenti i tij, ndoshta i vetëm. I bashkonin cilësitë intelektuale, zgjuarësia, që Pandi e manifestonte aq fort në mësime, kurse Milloshi e kishte në thellësi dhe do ta shprehte më vonë. I lidhte dhe kënga se të dy këndonin shumë bukur, bHe Pandi ishte dirigjenti i korit të seminarit tonë. Pas mbarimit të shkollës, rrugët e tyre u ndanë, se Milloshi i braktisi studimet e mëtejshme teologjike, u bë mësues, me sa kam dëgjuar, kurse Pandi ndoqi fakultetin e teologjisë në Beograd. E, megjithëse të ndarë, patën një fat të përbashkët, vdiqën shumë të rinj, pa mbushurtë tridhjetat, dhe të dy larg atdheut, Pandi në Beograd e Milloshi në Itali.

Tregimi i at Radës më ka tërhequr aq shumë sa kemi qëndruar anë trotuarit dhe e dëgjojmë me vëmendje. Ai përpiqet të përmbajë emocionet, po këndet e syve i shkëlqejnë dhe zëri i luhatet:

-Atëherë si dhe tani, Bitoli ishte një qytet i qetë. Kishte kaluar ajo kohë e zhurmshme, kur këtu ishte qëndra e vilajetit. Në Jugosllavinë e vjetër, Bitoli bënte gjumë provinacial, si shumë qytete në periferi të Ballkanit. Ishte tamam qytët për të studiuar, prandaj dhe të parët e kishës sonë në Beograd e kishin zgjedhur për të ngritur seminarin, si një nga institutet kryesore arsimore të ortodoksëve të prosllavëve të Jugut. Në ato vite këtu, siç mund ta keni dëgjuar, kishte dhe shkolla të tjera të mesme, ishte gjimnazi klasik, akademia tregtare e ku di unë tjetër. Kishte dhe internate përsecilën shkollë. Nga kjo pikëpamje Bitoli ishte qytet i të rinjve, i studentëve, siç u thoshin atëherë. Edhe tani kur e kujtoj, më vinë para syve sidomos ditët e diela, kur si dilnim nga internatet, vërshonim në qytet. Ziente gjithë Bitoli, gjallëroheshin rrugët e sheshet, mbusheshin ëmbëltoret dhe dyqanet. Ku nuk venim ne në ato orë të lira! Ngjiteshim në kodrën e “Tumbës”, shëtitnim me biçikleta. Qyteti ynë ka pasur një teatër me tradita.

Këtë e ndiqte, me sa mbaj mend, edhe Milloshi. Teatri s’ishte vetëm punë qejfi, frekuentohej ngatërinjtë mëseriozë. Milloshin në këto orë do ta gjeje zakonisht nëpër libraritë, në bibliotekën e qytetit, te një dyqan bukinistik dhe te Hamdiu, një shqiptar që kishte dikukëtej një ëmbëltore. Ja, këto rrugë që po kalojmë ne tani, ishin rrugët tona, kur kapërcenim portën e internatit dhe dilnim jashtë. Kush mund të na përmbante ne atëherë, që megjithëse ishim veshur me uniformën e seminaristit, vraponim e fluturonim. Milloshi nuk e kishte zakon të nxitohej. Më kujtohet kur dilte në qytet me këtë kostum, përherë i hekurosur, i mbajtur pastër dhe i rregullt, si ai. Uniforma e zezë e tregonte pak të zbehtë fytyrën e tij të bardhë. Kjo më ka mbetur në mendje nga ato ditë…

Zbresim në rrugë dhe dalim në krahun tjetër për të hyrë në një udhë të ngushtë që hapet ndërmjet ca ndërtesave të vjetra. Menjëherë bien në sy mure të moçme, porta të harkuara, kangjella të hekurta në trajta të ndryshme. Sa më tepër futemi në brendësi, aq më qartë vemë re se koha në këtë mëhallë të qytetit nuk ka vënë dorë.

-Kjo është rruga jonë më e shkurtërqë na çonte në seminar- thotë at Rada dhe merr të ecë para nesh, duke përshkruar me të shpejtë udhën deri në krye të saj e aty ndalet.

-Shikoni dhe shkollën tonë, shkollën e Milloshit. -1 shqipton

këto fjalë me nostalgji, po dhe me një krenari të përmbajtur. Nxitojmë të gjithë të dalim te kthesa, prej nga duket shkolla, prapa ca drurëve të lartë. –

Ishte pak a shumë ashtu siç e kisha përfytyruar, një pallat i vjetër, ngrehinë hijerendë e solide që të kujtonte një kështjellë mesjetare, po që pamjen e kohës së vet ia jepnin ndoshta vetëm zbukurimet e fasadave, trajta e dritareve të mëdha, vijat e thella, që përshkonin faqet e mureve anësore. Kapërcejmë pragun e portës dhe futemi në oborr. Ndërtesa trikatshe është e rrethuar nga oborri i madh, ku lëshjnë hije drurë të gjatë me kurora të gjëra. Diku përpara vjen çezma, një çezmë e lartë, ndërtuar me pllaka guri të skalitur dhe me një lyfyt, nga rrjedh akoma ujë. Këtu derdheshin gjithë serriinaristët në kohën e pushimeve në mes orëve të mësimit. Ky ishte dhe nga vendet e preferuara të Milloshit, ku e shikoje shpesh, siç e përshkruajnë kujtimet e shokëve. Afrohemi dhe pijmë ujë te lyfyti metalik, i nxirë nga koha e gjatë, ku ka shuar etjen sa e sa herë Milloshi. Tani gjurmët e jetës së tij mund t’i ndeshësh në çdo hap. Sytë i mbajmë gjithnjë nga at Rade, i cili lëviz sa andej-këndej. Ne i shkojmë pas. Ai na prin në një shteg dhe na nxjerr prapa ndërtesës së shkollës. Një kënd i shkret, i mbuluar nga bari dhe ferrat, ku në mes tyre zbardh një gur i madh.

-E shihni këtë gur? Ky është guri ku vinte e ulej shpesh Milloshi. Mbaj mend që këtu ai lexonte ose shkruante diçka në një fletore, me pamjen e tij përherë meditative.

Sëmundja! Një e keqe e përhershme, tepër e hidhur, gati fatale që s’iu nda Miloshit gjatë viteve të seminarit. Telashet e shëndetit ai do t’i sillte me vete këtu që kur erdhi në Manastir. Ashtu me fizik të dobët, me kollën që e mundonte dhe lëkurën e zbehtë, do të shfaqej që në krye figura e tij në mjediset e shkollës. Por gjëja më e rëndë që ai kishte sjellë me vete e që të tjerët s’ia dinin ishin kujtimet e trishtuara të fatkeqësive familjare. Vdekjet e njëpasnjëshme.që kishin pllakosur aq pa mëshirë shtëpinë e Nikollajve, e kishin iënduar e brengosur Milloshin qysh pesë vjeç. Kush e ndjek nga afër jetën e Milloshit të ri, vë re me dhimbje se gjatë kohës së shkollimit në Manastir nuk do t’i ndahen shqetësimet e shëndetit. Ndoshta, asnjë nga seminaristët shqiptarë nuk sëmurej aq shpesh si ai, sidomos dy vjetët e fundit. Në qoftë se në fillim nuk e jepte veten, më pas ‘ gjendja do t’i rëndohej: mungesat e gjata në shkollë, vizitat e shpeshta te mjekët, shtrimet në spital flisnin qartë për këtë. Për këtë dëshmojnë dhe disa fjalë të tij, të shprehura me intfmitet ndonjë miku e që mbahen mend dhe sot:

-Frigohem se mos trashëgoj sëmundjen e prindërve të mi.

Nuk më vjen keq ani se vdes, vetëm të kisha nxjerrë diçka në dritë.

Madje, njëherë, Milloshi do t’i rrëfehej një shoku maqedonas duke evokuar një kujtim të shtrenjtë që ruante nga fëmijëria e hershme, kur nëna ishte e sëmurë:

-Isha i vogël, por më kujtohet pak hija e nënës tek qëndronte shtrirë në shtrat. Shpesh kërkonte t’i afrohem, t’i rri pranë. Sytë e saj ishin aq të mëdhenj, sa mund të më përpinin të tërin. Më përcillte aq ëmbël e aq dhimbshëm me sytë që derdhnin plagë.

I hapte krahët, më përqafonte aq fort. E ngrinte kokën që të më puthte, po nuk më puthte. Vetëm tani e kuptoj pse nuk e bënte këtë.

Nuk harronte Milloshi dhe çastin e fundit, kur ajo para se të vdiste kishte kërkuar ujë dhe ai i kishte çuar gotën. E ëma e kishte afruar gotën te buzët, po nuk kishte mundur dot ta pinte se lotët i derdheshin faqeve. I vogli s’e kuptonte pse qante nëna. Më pas ai e vuri re se ajo erdhi një çast e nuk lëvizi, pastaj mbylli sytë e s’u ndie më.

Nëna do të mbetej njeriu më i dashur i Milloshit, kujtimi më i dhimbshëm, prandaj në raste të rralla , kur binte fjala, ai do të thoshte:

-Në qoftë se ekziston njeri i shenjtë në botë, atëhere kjo do të ketë qenë nëna ime!

Nga nëna ai trashëgoi shumë gjëra, jo vetëm fizionominë dhe sytë e bukur, po veçanërisht shpirtin e ndjeshëm, natyrën delikate. Edhe në sëmundje i ngjau asaj. Qysh në seminar, ai do të ankohej për dhembje gjoksi, do ta mundonte kolla, ajo kollë e thatë që e trondiste kurmin e tij të brishtë. Tregojnë se mjeku i internatit Milivojeviqi, kur ai ishte n’ë vitin e parafundit, veç ilaçeve, i shtoi ushqimin dhe e porositi të mos mbante kreshrhë, siç qe rregulli.

Për shëndetin e Milloshit qenë vazhdimisht të merakosura dhe të motrat, të cilat jo vetëm interesoheshin nga larg, por ndonjera vinte dhe për ta takuar. Një herë pat ardhur Ollga, motra me të cilin ai duhej dhe kuptohej më mirë se me të tjerat. Mbajnë mend se ajo i kishte thënë në një rast e përgjëruar: “Mirko, shiko shëndetin. Shëndeti është pasuria jote. Unë, ta dish vëlla, nuk martohem pa të parë që u ktheve në derë të shtëpisë.”

Dhe duket e çuditshme kur dëgjon nga at Rade, ose lexon kujtimet e Ollgës, që Milloshi megjithë shëndetin e dobët kishte aq vullnet sa merrej me sport. Luante futboll, ushtronte notin, bënte shëtitje të gjata në natyrë. Kjo ndodhte zakonisht gjatë pushimeve shkollore, kur tok me shokët e internatit, i çonin të veronin në bjeshkët e Peristerit, në manastirin e Vrajçinit apo afër Brodit të Kërçovës, në Manastirin e Poreçes, ku sodiste lumin Treska. Pushonte dhe në brigjet e liqenit të Prespës apo në Tivar tek e motra.

Tek mediton mbi kujtimet e shokëve të seminarit, vë re se te Milloshi ekziston një lidhje e brendshme në mes gjendjes së tij fizike dhe vetëdijes shoqërore. Gjendja e tij fizike varej shpesh nga gjendja shpirtërore dhe kjo nga shqetësimet për çka përjetonte në jetën e përditshme. Ai ishte tepër i hapur për të ndjer dhimbjen, hallet e fatkeqësitë e të tjerëve, mjerimin e botës përqark. Atë do ta dëgjonin të thoshte “Shpirtin e kam të shëndoshë, kurse zemrën s’mund të ma shërojë asnjë mjek…” .

Seminari paraqiste për Milloshin një mikrobote, që sado e filtruar, reflektonte në një mënyrë a në një tjetërshoqërinë bashkëkohore. Aty qenë mbledhur fëmijë të shtresave popullore nga vise të ndryshme të Ballkanit dhe mjerimi shoqëror s’kishte si të mos hidhte hijen e vet në jetën e tyre. Kësaj gjendjeje i shtoheshin dhe jeta gjysmë askete, mungesat, kufizimet që vinin nga rregullat e ngurta të kishës, e pse jo dhe nga padrejtësitë që bëheshin,

Dhe s’ishtee rastit që kontakti i parë i Milloshit me padrejtësinë ndodhi këtu në seminar, kur nxënësit e tok me ta dhe ai, reaguan me zemërim ndaj autoriteteve të shkollës. Kjo erdhi ngaqë, duke ua mbajtur të fshehtë seminaristëve shumën e bursës që u takonte, ata bënim përvetësime e shpërdorime në kurriz të tyre. Vetëm pasi protestuan, Milloshi me shokë ata morën nga diçka për shpenzime të përditshme.

Por Milloshi me kohë do të kuptonte se padrejtësitë dhe jehona e mjerimit që ndihej në seminar, nuk ishte asgjë para padrejtësive dhe mjerimit që mbretëronte përtej mureve të shkollës. E vërente këtë sa herë dilte në qytet. Ashtu si në Shkodrën e tij, dhe këtu jeta e njerëzve ishte e rëndë, me uri e skamje, me vuajtje. Kjo dukej nëpër rrugët e Manastirit, në sheshe, para kishave, në pazar e kudo tek rrinin a hiqeshin zvarrë të papunë, lypësa, prostitua, nëna e fëmijë të ndragur e të gjymtuar. Shpirtin e Milloshit e lëndonin sidomos fëmijët dhe gratë, qëniet më delikate, të cilat shoqëria i kishte marrë nëpër këmbë dhe i vdiste dalëngadalë. Kështu një nga shokët nuk harron atë rast, kur një ditë tek rrinin në parkun e qytetit Milloshi vuri re një nënë me dy fëmijë të reckosur dhe aq u trondit, sa për një çast nuk ia ndau sytë e pastaj, si u kërkoi dhe shokëve të holla, ia dha së mjerës. “Blini diçka për fëmijët”, i tha me zë të pikëlluar.

Në internat nuk ishin të rralla ndodhitë e hidhura, kur vinin lajme për vdekjen e të afërmve të ndonjë seminaristi. Milloshi do të ishte i pairi që do t’u gjendej shokëve të vet, duke i ndenjur pranë e duke marrë mbi vete, ashtu siç dinte ai, një pjesë të dhimbjes. Do ta provonte këtë Levko Arsovi, kur i vdiq i ati, dhe nuk do ta harronte kurrë.

Nuk ishte rastësi që një nga shokët më të afërt të Milloshit në seminar qe një gungaç i varfër, që askush nuk e përfillte. Për Milloshin gjymtimi fizik nuk ekzistonte. Ai e harronte atë para mendjes së mençur e shpirtit fisnik të shokut, seriozitetit dhe kulturës së tij të gjerë.

Kur ngrihemi dhe lëvizim rishtazi nëpër korridoret e mugëta të katit të dytë, at Rade qëndron para një dere tjetër, të cilën ai e hap dhe thotë:

-Ja dhe klasa jonë e fundit. Ndoshta, salla ku kemi më shumë kujtime. Në mes të kësaj bashkësie shumë kombëshe shquante Milloshi. Ai nuk mbahej nga nxënësit e shkëlqyer, por ishte nxënës shumë i mirë. Në ç’kuptim, shumë i mirë? Në kuptimin që nga disa pikëpamje qendronte më lart se ata të shkëlqyerit. Jo se ishte më i zgjuar, se dhe ata të zgjuar qenë, por kishte mendime të pavarura, jepte gjykime të vetat, dinte veç mësimeve të shkollës dhe shumë gjëra të tjera, jashtë librave mësimore. Dhe të them të drejtën, kjo na habiste, sepse nuk kuptonim se si arrinte ta fitonte gjithë atë kulturë për moshën. Mendoni që orari i mësimve ishte shumë i ngarkuar, bënim 7 orë në ditë, 5 para dreke e 2 pasdite.

Milloshi nuk ishte natyrë politikani, por ndaj politikës asnjëherë s’tregohej indiferent. Sa më shumë rritej, aq më tepër interesohej se ç’bëhej në botë, sidomos në atdheun e tij. Këtë interesim e manifestonte në mënyrën e vet, qetë-qetë, pa bujë. S’ka dyshim se ai e urrente shtypjen e njeriut, i urrente tiranët, fliste kundër bejlerëve dhe me këtë kishte parasysh situatën në Shqipëri. Lidhja e tij me vendlindjen s’ishte vetëm malli, po dhe shqetësimi për jetën e popullit, që vuante nga mjerimi e padrejtësia shoqërore. E kam dëgjuar të thoshte: “Kur do të vijë ajo ditë që të kthehem në Shqipëri, të marr frymë në vendin tim.”

Dhe kthimin e tij në atdhe, ai s’e mendonte si prift. Për këtë jam i sigurt. Madje e tregoi dhe në një rast kurerdhi në seminar peshkopi shqiptar Visarion Xhuvani. Si duket ky kishte dëgjuar . diçka jo të mirë për Milloshin dhe para të gjithëve i tha me inat:

-Ti çdo gjë mund të bëhesh, po prift jo.

Milloshi e dëgjoi gjakftohtë dhe iu përgjigj:

-Vërtet, çdo gjë mund të bëhem, por prift jo!

Ja ky ishte mali Millosh, Milloshi ynë i vogël, që e pamë të rritej para syve tanë dhe më pas u bë ai që e njihni ju dhe botal

At Rade na fton të zbresim shkallët e gjëra të shkollës dhe na prin përmes oborrit. Kalojmë gardhin e kangjellave dhe si ecim ca, dalim në sheshin para një ndërtese dy katëshe, stërgjate, me mure të vjetra e suva të rrëzuar.

-Ja dhe internati ynë, – thotë prifti fytyrë vrenjtur. Internat e kishte emrin, por jeta që bënim në të ishte jetë kazerme. Jetonim në kushte të rënda. Flinim me dhjetëra në një sallë, me mure plot lagështirë e të ftohtë dhe nuk e teproj po të them se këto kushte e keqësuan shëndetin e Milloshit. Darkave në orën nëntë duhet të gjendeshim në shtratdhe në mëngjes të ngriheshim shpejt si ushtarë. Merreni me mend se çfarë gëzimi ishin për ne ditët e liridaljeve. Kam parasysh veçanërisht Milloshin se me sa dëshirë i priste këto raste. Ju thashë ku shkonim e ç’bënim, po s’ju kam folur për mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin me nxënësit e nxënëset e gjimnazit e të akademisë tregtare. Milloshi në to shkonte me shumë dëshirë, jo vetëm se kishte qejf të vallëzonte, po dhe se i pëlqente shoqëria me vajzat, madje kishte dobësi për to, aq sa kur takohej, tronditej. Mund të them se vajzat e pëlqenin, kishte sukses. S’është sekret, dashurinë e parë ai e •provoi këtu në Manastir me Evgenia Kuvatenën. Kështu e quanin atë vajzë kurse me Fridën, një tjetër vajzë, ndodhi që ajo e donte dhe Milloshi vetëm e respektonte. Në fakt Fridën e dashuronte marrëzisht një shok i tij i nguçhtë dhe Milloshi, me natyrën e vet bujare i hapi rrugë. Vajzat e pëlqenin për sjelljen

ehijshme, përnatyrshmërinëdheelegancën, pakurrfarëpozash; sigurisht, ai ishte dhe psikolog i hollë dhe kishte takt të admirueshëm.

Milloshin e lidhte me njerëzit dhe muzika. Ai e ndiente thellë dhe qe dhënë shumë pas saj, sepse ia kërkonte shpirti i njeriut fisnik e artist. Këndonte sa herë, jo vetëm, me korin e shkollës, po dhe në shoqëri të ngushtë. Kishte zë të bukur, ishte tenor lirik dhe kur këndonte, ai bëhej tjetër njeri, thithej i tëri, humbiste në botën e tingujve. I binte edhe mandolinës. Mbi të gjitha pëlqente muzikën klasike, sidomos korin rus e disa pjesë të muzikës bizantine. Këngën e kishte shumë për zemër, se veç të tjerash e afronte me shokët, ishte një mënyrë për të shprehur emocionet, dufet e përjetimet e veta. Mbaj mend këngët e tij më të parapëlqyera, si: “Sikur të vdes në spital”, “Zërat e mbrëmjes”, “Serenatën” e Shubertit; po më shumë ndiente dhe këngët shqiptare, në mos gaboj këngët “Nën hije të hënës rrije” “Vemi, o vemi” etj., thoshte se Shkodra është djep këngësh shumë të bukura.

Në bisedë e sipër, krejt pa u kuptuar, at Rade na kishte sjellë para një kishe. Ishte kisha e dikurshme e seminarit teologjik, me një kullë të lartë, ku sipër vinte kambanarja, ndërsa në faqen ballore dukej një kryq i madh.

Gjithë fytyra me mjekrën dhe mustaqet e thinjura shkëlqente nga një gaz i këndshëm. Ndërkaq ishim larguar nga hija, nën kambanën e kishës, dhe po shkelnim nëpër një rrugicë që e kishte mbuluar bari. Kjo rrugicë të çonte në seminar e në internat, potënxirrtedhenërrugë. Ishtenjështeg që, siç morëm vesh, rrihej shumë nga seminaristët dikur. Po tani gati qe braktisur dhe po humbiste nën barrën e kohës. E, megjithatë, prapë sikur fliste sikur i lexoheshin gjurmët e kaluara. Më mbetën sytë një hop dhe më buisën mendimet. Mendimet për Milloshin dhe shokët e tij të klasës. Të gjithë kaluan nëpër këtë shteg; po jo tëgjithë morën drejtimin e Milloshit, Ja, jeta e Radës sikur të ishte vërtitur në një rreth të mbyllur. Nga internati në seminar e nga seminari në kishë, e aty kishte mbetur përgjithnjë.

Kurse Milloshi, kapërceu murin e kangjellave, doli në rrugë dhe s’u kthye me kurrë këtu.

Përpiqem t’i përfytyroj ditët e fundit të qershorit, kur Milloshi mbaroi provimet e maturës. Dukej se mezi ç’priste të largohej, sepse fill pas pesë ditëve u nis menjëherë për në Tivar tek e motra. Aty do të qëndronte gjithë verën, muajt e vjeshtës dhe vetëm në prag të mbarimit të vitit 1932, do të kthehej më në fund në Shkodër. Manastiri kishte mbetur pas përgjithnjë, atje nën malet e Peristerit, në të dyja anët e lumit të Dragorit, me kodrën e “Tumba kafes”, që vështronte qytetin e shtrirë në rrafshnaltën e blertë.

Kur ra nata mbi qytet dhe shkuam e u ulëm në verandën e hapur të hotelit, Milloshi përsëri ishte në shoqëri me ne. Manastirin e tij e kishim tani të gjithë para syve, kredhur në errësirë si koha, regëtitur nga dritat si kujtimet. Unë ende mendoja për fatin e Milloshit pasi iku prej këndej. Iku me diplomën në xhep dhe me dilemën se ç’do të bëhej në të ardhmen e tij. Me atë diplomë, ai mund të bëhej prift në ndonjë kishë të bashkësisë ortodokse të Shkodrës, por kishte mundësi të vijonte dhe fakultetin teologjik në Beograd ose më larg, në Oksfordin plot mjergull. Po të gjykosh nga kujtimet e të afërmve e të shokëve, e sidomos nga rrugaqë mori jeta e tij, Milloshi nuk pajtohej me asnjë nga këto zgjidhje. Në qoftë se gjatë pesë vjetësh, ai ishte i lidhur me prangat e jetës së seminarit dhe të dogmës kristiane dhe kjo nuk varej prej tij, po prej të tjerëve, tani që ishte rritur e kishte kaluar të njëzetat, duhej ta përcaktonte vetë të ardhmen e tij. Ka shumë të ngjarë që duke u ndarë nga seminari, ai kishte vendosur të ndahej përfundimisht nga rruga e fesë dhe e kishës. Vërtetë, ishte një djalë jetim, njeri pa përkrahje e njohje në Shkodër dhe një dajë që përkujdesej i propozoi të ndiqte fakultetin teologjik, prapë ai nuk i trembej së ardhmes. Jeta tani duhej të merrte drejtim të ri.Të paktën motrat, sidomos Ollga, do ta kuptonin dhe përkrahnin. Sepse, cilat qenë ato motra që dhe një vëlla të vetëm që kishin ta shihnin të veshur me rroba të zeza?

Për të gjitha këto Milloshi ‘do të mendonte seriozisht, do ta piqte mendimin gjatë gjashtë muajve që ndenji në Tivar. Kështu, kur arriti në Shkodër, dilema ishte e zgjidhur përfundimisht: në pamundësi njëherë për njëherë për të ndjekur studimet në letërsi, kërkoi të punonte mësues. Sigurisht kjo s’ishte gjë e lehtë, jo vetëm se i ungji nuk e kuptonte, por e pengonin si kisha ortodokse, ashtu dhe konsullata jugosllave në Shkodër. Megjithatë, këmbëngulja dhe dëshira e Milloshit fitojnë: më 23 prill 1933 ai nis nga detyra në shkollën “Skënderbeg” të fshatit Vrakë. Një muaj më vonë boton në revistën “Illyria” skicën satirike “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur”, të nënshkruar me një emër të ri, Migjeni.

Tani emri Millosh kishte mbetur në Manastir. Bota shqiptare do ta njihte me emrin Migjeni. Ishte ky emër që na kishte sjellë ne këtu nga larg. Që na kish bërë të gjithëve atë natë vjeshte të mendonin e të flisnim për të me adhurim e me mall si për një njeri shumë të dashur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews