Ballina Aktualitet Në këtë orë KQZ-ja i shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Në këtë orë KQZ-ja i shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot, në orën 10:30, do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur para një muaji, më 6 tetor, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazetën Express se në orën 10:30 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare. “Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, është shprehur zëdhënësi i KQZ-së.

Pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja subjektet politike kanë kohë 24 orë për të ushtruar ankesë në PZAP, lidhur me rezultatin përfundimtar, më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.

Nëse PZAP-i hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila, po ashtu, ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale. Zgjedhjet që janë mbajtur të dielën e 6 tetorit nxorën fituese opozitën, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nisma e Fatmir Limajt sipas përllogaritjeve nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. /GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews