Ballina Bota Në Itali mund të nisësh një jetë të re me 1 euro!

Në Itali mund të nisësh një jetë të re me 1 euro!

Dukej shume e bukur për të qenë e vërtetë :Në Itali, mund të nisje një jetë të re me 1 euro.

Gjatë vitit të kaluar, qytete të shumta të vogla nga Siçilia në jug deri në Alpet veriore kanë bërë oferta të çmendura si ato të shitjes së një shtëpie për 1 euro me shpresën të tërhiqnin banorë të rinj e të rigjallëronin komunitetet që po shuhen.

Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme si CNN kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët u joshën nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë. Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN Travel foli me disa prej atyre që vendasit i quajnë “qytetarë 1 euro”.

Francezja Morgane Guihot me të shoqin ishin nga të parët që blenë shtëpi, dhe nuk ngurruan të nisin riparimet, sepse banesa kishte nevojë. Ata kanë ndërmend ta përdorin si shtëpi pushimesh. Vendi është fantastik, dhe njerëzit mjaft të dashur, thotë çifti, ndërsa shton se nuk ka pasur surpriza të pakëndshme.

Ndërkohë, belgu Patrick Janssen rrëfen se praktikisht, iu treguan nja 25 shtëpi të vjetra që kishin nevojë për riparime të mëdha.

“Nëse ke mundësi të investosh, ato mund të bëhen mjaft të përshtatshme për të jetuar edhe përgjithmonë, e jo vetëm për të kaluar pushimet”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme në Sambuca, kryebashkiaku që nuk mund t`i përgjigjej pozitivisht të gjithëve, i nxori në ankand shtëpitë e mbetura e ia dha personave që ofruan më shumë, duke bërë që disa prej tyre të shiteshin deri në €25,000.

@tn.lajmelokale
@tetovanews