Ballina Argëtim Showbiz Në hetim nga drejtësia zvicerane, Loredana shënon tjetër sukses në muzikë

Në hetim nga drejtësia zvicerane, Loredana shënon tjetër sukses në muzikë

Loredana ka shënuar së fundmi një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Ajo ka fituar çmimin “Best Swiss Act” në “MTV Europe Music Awards”, që do të mbahet sot në mbrëmje në Seville (Spanjë).

Përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”, ku duket me trofeun në dorë, ndërkohë që përkrah ka reperen gjermane Juju, Loredana nuk i ka kursyer falenderimet.

MTV EMA 2019 do të ketë si performuese edhe këngëtare të tjera të njohura me origjinë shqiptare, si Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max. Këto të fundit janë gjithashtu të nominuara, në kategori të ndryshme.

Risjellim në vëmendje se Loredana është ende nën hetim nga drejtësia zvicerane përsa i takon akuzave të një çifti zviceran, për mashtrim dhe zhvatje të një shume mbi 700 mijë franga.

@tn.lajmelokale
@tetovanews