Ballina Sport Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Elseid Hysajn

Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Elseid Hysajn

“Ju përzë të gjithëve”. Kjo është një përmbledhja e asaj që Aurelio De Laurentis po projekton nga Amerika.

Presidenti i Napolit po përgatit revolucionin në skuadër, pas tensionit të krijuar, ku lojtarët u rebeluan përballë urdhrit që ekipi të qëndronte në grumbullim, si ndëshkim për ecurinë jo të mirë.

Drejtuesi i Napolit po përgatit “spastrimet” brenda grupit, ku do të largohen disa prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Ata cilësohen si iniciatorët e revoltës.

Përpos emrave si Mertens, Kajehon e Insigne, në shitje do të dalin edhe kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj, Koulibaly, Alan e Goulam.

Edhe trajneri Ancelotti e rrezikon seriozisht postin në krye të skuadrës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews