Ballina Aktualitet Kosovë Ministër i Jashtëm në qeverinë e Albin Kurtit? Ja si përgjigjet Veton...

Ministër i Jashtëm në qeverinë e Albin Kurtit? Ja si përgjigjet Veton Surroi

Ditët e fundit ka pasur spekulime se Veton Surroi mund të bëhet pjesë e kabinetit të ri të Albin Kurtit, në pocionin e ministrit të Jashtëm.

Por i ftuar në RTV Ora, publicisti dhe botuesi i njohur thotë se gjithça “ka qenë spekulim mediatik”.

I pyetur se cila do të jetë përgjigjia e tij nëse merr zyrtarisht një ftesë të tillë, ai tha:

“Nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews