Ballina Bota Mendoni se jeni në Mars? Skena apokaliptike në Australi pas stuhisë së...

Mendoni se jeni në Mars? Skena apokaliptike në Australi pas stuhisë së pluhurit (Video)

Erërat e fuqishme që përfshinë Australinë juglindore e kanë veshur një qytet në pluhur, duke i dhënë qiellit një ngjyrim portokalli.

Banorët thanë se stuhitë e pluhurit po bëhen më të rregullta, duke e bërë zonën të pabanueshme.

Videot dhe fotografitë tregojnë qiellin e errësuar mbi Mildura, Victoria si rezultat i erërave të forta që arritën në 24 kilometra në orë të enjten. Temperaturat u regjistruan gjithashtu rreth 40 gradë Celsius.

Mediat australiane i përshkruan skenat në qytet si apokaliptike.

Banorët thanë se ishin mësuar me një ose dy stuhi të tilla në vit, por që tani po i përjetonin ato disa herë në javë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews