Ballina Kronika “Llaskarca”, dëshmitari ndryshoi deklaratën e tij fillestare

“Llaskarca”, dëshmitari ndryshoi deklaratën e tij fillestare

Një shofer që ka punuar katër muaj më parë në Durmo Turs, sot si dëshmitar i aksidentit së Laskarcë, kapet në gënjeshtër. Vetëm disa muaj më parë, Besnik Halili i tha një prokurori se autobusi që shkaktoi aksidentin fatal, kishte një buton që mashtronte tahografin, për të mos shënuar, se automjeti lëvizë më shpejtë sesa lejohej. Në sallën e gjyqit ai doli me një histori krejt tjetër – nuk i kujtohet se ka pasur një pajisje të tillë. Prokurori lexoi atë që kishte thënë më herët. Halili vazhdoi të mbrohet se nuk ka thënë kështu, edhe pse e kishte nënshkruar procesverbalin.

“Ajo që ju po thoni nuk është e vërtetë. Këto nuk janë fjalët e mia. Gjithçka që lexoni është e pasaktë”, tha Besnik Halili, ish shofer i Durmo Tursit.

Pasi Halili befasoi me ndryshimin e deklaratës, prokurori theksoi se para policisë, dëshmitari ka kontaktuar me të pandehurin e dytë Remzi Miftari. Ai i bëri të qartë, se kjo nuk lejohej. I pyetur nga Alsat-i, Halili nuk pranoi të thoshte nëse e kishte ndryshuar deklaratën e tij nën presion dhe pse nuk i kujtohet deklarata, se në autobus ka një pajisje që fshihte shpejtësinë e automjetit.

Për aksidentin e autobusit në Llaksarcë akuzohen pronari i Durmo Toursit, Durmish Beluli, Remzi Miftari përgjegjës për transportin e kompanisë, shoferi i autobusit atë ditë, Manoil Trifunovski dhe tre të tjerë. Më 13 shkurt, në aksidentin fatal 16 persona humbën jetën ndërsa 37 tjerë u lënduan rëndë.

Bonus video:
Loading...