Ballina Aktualitet Shqipëri Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë e tërmetit në Tiranë (FOTO)

Kush ishte Xhesika Biqiku, viktima e parë e tërmetit në Tiranë (FOTO)

20-vjeçarja Xhesika Biqiku nuk arriti dot t’i bënte ballë plagëve të marra pas tërmetit 6.4 rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e së martës. Ajo ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi prej ditësh ndodhej në koma.

Xhesika doli me familjarët e saj nga banesa pas tërmetit të fuqishëm, por teksa babai, nëna dhe motra shpëtuan duke pësuar dëme më të lehta, ajo mori një goditje të fortë.

Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru.

Pallati ku banonte e reja është ndërtuar në vitin 1972. Në një thirrje përlotëse, babai i Xhesikës, Ilia Biqiku apeloi dy ditë më parë për trajtimin mjekësor të së bijës në Itali

Bashkë me zërin e dridhur dhe lutjet për jetën e së bijës, babai rrëqethi kur tha se më mirë të kishte vdekur ai, sesa vajza e vogël.

“Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”, ka rrëfyer ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews