Ballina Kronika Kush është Xhulia Aliaj, vajza që u arrestua se përhapi panik te...

Kush është Xhulia Aliaj, vajza që u arrestua se përhapi panik te qytetarët e Porto Romanos

Xhulia Aliaj u vu në pranga nga antiterrori në bazë të këtij njoftimi:

“Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka vijuar intensivisht punën në evidentimin, dokumentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo rasti.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve”.

Ajo ditën e djeshme, i ka bërë një thirrje të gjithë banorëve të Durrësit, të largohen nga Porto Romano, për shkak të frikës së shpërthimit. të bombulave të gazit.

 

Por pas një vëzhgimi në rrjetin e saj në facebook, ajo ka postuar një tjetër status, ku  njofton se për  këtë thirrje ajo i është referuar mediave italianë për këtë çështje.

Ajo është studente pranë Universitetit të Durrësit. Në shoqëri, Xhulja njihet si një vajzë besimtare,  dhe praktikante e fesë katolike.

Ajo është studente pranë Universitetit të Durrësit. Në shoqëri, Xhulja njihet si një vajzë besimtare,  dhe praktikante e fesë katolike.

Tani ajo është në burg. Këto ditë, duhet shumë kujdes, kujt i referohemi dhe çfarë themi pasi janë ditë të vështira për të gjithë./L.F-dritare.net

VIDEO bonus:
Loading...