Ballina Sport Kumbulla flet për të ardhmen: Prindërit më kanë mësuar të jem me...

Kumbulla flet për të ardhmen: Prindërit më kanë mësuar të jem me këmbë në tokë

Marash Kumbulla është shndërruar në një protagonist në këto javë të kampionatit italian teksa aktivizohet me Hellas Veronën. 19-vjeçari edhe pse e ka sezonin e debutimit në Serinë A, ia ka dalë të shpreh cilësitë dhe karakterin e nevojshëm për të bërë qendërmbrojtësin.

Për momentin futbollisti shqiptar ka pësuar një dëmtim, teksa në një intervistë për L’Arena ka zbuluar se nuk e di nëse do t’ia dalë të jetë në fushë për ndeshjen e kësaj jave ndaj Fiorentinës, ndërsa ka folur edhe rreth së ardhmes.

Ndërkohë, duke vënë re talentin e Kumbullës, nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij edhe nga klubet më të mëdha italiane, diçka për të cilën mbrojtësi shprehet gjatë intervistës.

Ndeshja kundër Fiorentinës? “Nuk e di nëse do të jem, por po punoj shumë personalisht, por edhe me grupin. Do të shikojmë gjendjen, pastaj në fund do të vendosë trajneri. Dua vetëm të provoj të jem gati. Mes terapisë dhe ushtrimeve në fushë, shpresoj të jem gati”.

E ardhmja? “Mua do të më mjaftonte të vazhdoja rritjen dhe të luaja për Veronën. Një skuadër që e dua sepse më ka marrë nga Kavalkazele kur isha një fëmijë dhe tashmë jam mes profesionistëve”.

Juventusi? Më bëhet qejfi, por nuk lexoj dhe nuk ëndërroj për këto gjëra. Prindërit e mi më kanë mësuar të qëndroj gjithnjë me këmbë në tokë. Sigurisht nëse më flisni për Juventusin, iu them se lojtari më i fortë që kam përballur në këto javë të Serisë A është Paulo Dibala. Ka një klas të çmendur, merr vendime të shpejta dhe një ekzekutim unik”, përfundoi Kumbulla.

@tn.lajmelokale
@tetovanews