Ballina Sport Kosova, Aliti dhe Rashica: Ky shtet e meriton kualifikimin në Europian

Kosova, Aliti dhe Rashica: Ky shtet e meriton kualifikimin në Europian

Milot Rashica është gati të luajë në sulm nëse është e nevojshme në ndeshjen kundër Republikës Çeke, për të zëvendësuar të dëmtuarin Vedat Muriqi.

Duke folur në konferencë për shtyp, talenti i cili po shkëlqen te Verder Bremen, shpjegoi se ai në klubi e tij po luante si sulmues i mirëfilltë dhe se ishte gati ta provonte veten në këtë rol në sfidën e të enjtes edhe në radhët e Kosovës.

“Të gjithë e dimë që është ndeshja më e rëndësishme. Çdo ndeshje deri tani e ka pasur rëndësinë e vet, po kjo është finale për ne. Po mendojmë vetëm për Çekinë, të shkojmë atje e të marrim rezultat pozitiv, të fitojmë ndeshjen.

Muriqi do të jetë një mungesë e madhe për ne, duke ditur formën që ka pasur deri tani. Por nuk kemi çfarë t’i bëjmë, futbolli i ka këto. Edhe në ndeshje të tjera na kanë munguar lojtarë, por ka pasur rezultate pozitive. Ne duhet të fitojmë për të gjithë që mungojnë, për shtetin tonë, duhet të japim maksimumin.

Unë në vend të Muriqit? Në shumicën e ndeshjeve luaj si sulmues në klub, kemi edhe pak kohë për të vendosur e të shohim si do të luajë trajneri. Nuk ka probleme edhe nëse luaj në sulm, kemi lojtarë të tjerë që luanë në pozita të ndryshme, Por ajo që na ka sjellë deri këtu është grupi. Kemi pika të forta në shumë vende. Kur luajmë si grup mund të ndodhë kjo. Nëse diçka na ka sjellë këtu, ai është grupi se kemi që së bashku, kemi lojtarë që mund të luajnë në pozita të ndryshme”, tha Rashica.

Krah Rashicës në konferencën për shtyp ishte dhe Fidan Aliti.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është pak si finale. Unë besoj te ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë do t’ia dalim. Ne e dimë çfarë kualitete ka Çekia sepse luajtëm edhe në fushën tonë kundër tyre. Nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë kualitete dhe eksperiencë, por nëse luajmë në grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv.

Çdo lojtar thotë që meriton kualifikimin, unë për Kosovën ashtu edhe kundërshtarët. Por ky popull dhe ky shtet e meriton më shumë se çdo kush tjetër kualifikimin”, tha Aliti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews