Ballina Aktualitet Iu shemb shtëpia mbi kokë, 17-vjeçari nxirret i gjallë (VIDEO)

Iu shemb shtëpia mbi kokë, 17-vjeçari nxirret i gjallë (VIDEO)

Detaje të tjera vijnë nga vila 4-katëshe që u shemb në Kënetë, djali 17-vjeçar ka arritur që të komunikojë sërish me grupin e kërkim-shpëtimit.

Prej afro 40 minutash autoritetet përkatëse kanë punuar me shumë kujdes duke e nxjerrë të gjallë 17-vjeçarin, i cili kishte mbetur në rrënojat e vilës së shembur në Kënetë.

Gjithashtu po bëhen përpjekje edhe për banorët tjerë që kanë mbetur brenda.

Pak më parë, gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëq*ethëse që vinte nga vila e tm*errit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews