Ballina Aktualitet ‘Ishalla nuk keqpërdoren’/ Aktivistja nga Kosova me lot në sy: Mundi i...

‘Ishalla nuk keqpërdoren’/ Aktivistja nga Kosova me lot në sy: Mundi i të gjithëve të shkojë atje ku duhet (VIDEO)

Emine Imeri nga Skënderaj i Drenicës ka folur në lidhje me ndihmat që kanë ardhur për të prekurit nga tërmeti.

Ajo është aktiviste bamirësie prej shumë vitesh në Kosovë dhe është lutur që ndihmat, të cilat po i dërgohen familjeve në nevojë të mos preken e të mos keqpërdoren.

Emine ka thënë se kur pa gjendjen e rëndë në Shqipëri, i është kujtuar Kosova para 20 vitesh.

E përlotur, aktivistja thekson se Drenica është mobilizuar për të dhënë ndihmë dhe kërkon që ndihma e mundi i të gjithëve të shkojë në destinacion e jo të keqpërdoren.

https://youtu.be/cD9GHVXBYvw

Aktivistja tha se:

Jam nga Skenderaj i Drenicës së Kosovës. E pashë gjendjen dhe mu kujtua koha e para 20 vitetve, gjithë Drenica është mobilizuar. Asht mobilizuar gjithë Kosova na vjen keq që është dashtur me ua kthy në këtë mënyrë. Ishalla veç për gëzime takohemi në këto fusha. Ndjesë për të gjithë ato që kanë humbur të afërmit të tyrë. Drenica është mobilizuar dhe shumë qytete. Ishalla nuk keqpërdoren. Se ndoshta ka pasur familje të varfra që kanë hequr pallton e tyre për ta sjellë këtu sot. Ishalla mundi i të gjithëve shkon aty ku duhet. Jeta është një sprovë që na bën të kuptojmë që në ditët të mira e të kqija duhet të jemi pranë njëri tjetrit. Ju politikan dilni dhe shini se më shumë është puna e juaj se e jona.
Duhet theksuar se shumë persona kanë ngritur shqetësimin se ndihmat po vidhen nga organizata e njerëz, të cilët hiqen si të prekur nga tërmeti, por jo.

Ata thjesht përfitojnë në këto raste, por kjo gjë nuk duhet të ndodhë, pasi të gjithë duhet të sensibilizohemi e të ndihmojmë ata që janë në nevojë.

https://youtu.be/oyKQoXZi0KI

@tn.lajmelokale
@tetovanews