Ballina Shëndeti Këshilla Informata jetike: Ja çfarë duhet bërë para, gjatë, dhe pas një tërmeti

Informata jetike: Ja çfarë duhet bërë para, gjatë, dhe pas një tërmeti

Meqë vendi u zgjua pa pritur nga një dridhje e fortë toke që la pasoja në jetë njerëzish dhe deme materiale, është e domosdoshme të kemi informata të bollshme lidhur me atë se çfarë duhet bërë para një tërmeti, gjatë tij dhe pas goditjes.

Çfarë duhet të bëni para tërmetit

Sigurohuni që të keni një mjet shtëpiak për zjarrfikje, set mjekësor të ndihmës së parë, një radio me bateri, një elektrik dore dhe bateri.

Mësoni ndihmën e parë.

Mësoni si të fikni gazin, ujin dhe energjinë elektrike.

Përgatitni një plan ku të takoni familjen tuaj pas një tërmeti.

Mos lini objekte të rënda në rafte (ato bien gjatë tërmetit).

Kapini me vida në mure ose në dysheme orenditë që mund të rrotullohen

Çfarë duhet të bëni gjatë tërmetit

Rri i qetë! Nëse je brenda, rri brenda. Nëse je jashtë, qëndro jashtë.

Nëse jeni brenda, qëndroni përballë një muri afër qendrës së ndërtesës, qëndroni në hyrje të derës së dhomës, ose zvarrituni nën tavolinë. Qëndroni larg nga dritaret dhe dyert e jashtme.

Nëse jeni jashtë, qëndroni larg nga linjat e energjisë ose ndonjë gjë që mund të bjerë. Qëndroni larg ndërtesave (sendet mund të bien nga ndërtesa ose ndërtesa mund të bien mbi ju).

Mos përdorni shkrepëse, qirinj ose flakë.

Nëse jeni në makinë, ndaloni makinën dhe qëndroni brenda derisa të ndalet tërmeti.

Mos përdorni ashensorë (ata ngecin gjithsesi).

Çfarë duhet të bëni pas tërmetit

Kujdesuni për veten dhe të tjerët si dhe për lëndimet. Ofroni ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.

Kontrolloni burimet e ujit, gazit dhe elektrikut. Nëse ndonjëra është dëmtuar, fikini.

Ndizni radion. Mos e përdorni telefonin nëse nuk është emergjente.

Qëndroni jashtë ndërtesave të dëmtuara.

Kini kujdes rreth xhamave të thyer dhe rrënojave. Vishni çizme ose këpucë të forta për të mos prerë këmbët.

Kini kujdes nga oxhaqet (ato mund të bien mbi ju).

Qëndroni larg plazheve. Cunamit ndonjëherë godasin edhe pasi toka ka ndaluar së dridhuri.

Qëndroni larg zonave të dëmtuara.

Nëse jeni në shkollë ose në punë, ndiqni planin e urgjencës ose udhëzimet e personit përgjegjës. (tesheshi)

@tn.lajmelokale
@tetovanews