Ballina Sport Ibrahimoviç mund të rikthehet në Milano, gjithçka vendoset në pak ditë

Ibrahimoviç mund të rikthehet në Milano, gjithçka vendoset në pak ditë

Suedezi Ibrahimoviç mund ta mbyllë karrierën të Milani, duke u rikthyer te kuqezinjtë, për të cilët luajti për dy sezone, 2010-2012.

Përfaqësuesi i 38-vjeçarit, Raiola është parë sot në selinë e Milanit për t’u takuar me dyshen Maldini-Boban, ku do diskutohet një rikthim i gjigantit në Serinë A pas largimit nga SHBA-ja ku luajti me LA Galaxy.

Palët pritet të takohen sërish në ditët në vijim për të diskutuar lidhur me të ardhmen e Ibrës te Milani e nëse marrëveshja dështon, të tjera klube italiane janë në pritje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews