Ballina Aktualitet Haxhiu për vendimin e PZAP-it: Institucion i ndikuar, fitoren e Lëvizjes nuk...

Haxhiu për vendimin e PZAP-it: Institucion i ndikuar, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për rinumrimin e 1,472 vendvotimeve si dhe përjashtimin nga rezultati i votave të ardhura nga Serbia.

Haxhiu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se PZAP po tallet duke dërguar në rinumërim rreth 1500 kuti, madje e ka quajtur institucion joserioz dhe i ndikuar.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht.

Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar ajo në Facebook./Telegrafi/

Bonus video:
Loading...