Ballina Aktualitet Shqipëri “Gjetëm një fëmijë nën rrënoja”, banori rrëfen momentet e tmerrit: Si u...

“Gjetëm një fëmijë nën rrënoja”, banori rrëfen momentet e tmerrit: Si u shemb pallati, ishim në alarm të madh

Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati ku ai jetonte u shemb në Thumanë.

Banori në një intervistë dhënë për gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se pallati nisi të shembej dhe gjithandej kishte zhurma.

Ai tregoi se banorët kanë nisur të bërtasin që të gjithë “ndihmë, ndihmë”, kurse u shpreh se një nga banorët Saimir Greku që ishte rëndë u mor nga ambulanca dhe se në orën 7 të mëngjesit u mor vesh se nuk ishte më gjallë.

“Kishte tym e britje. Pasi shpëtuam dolëm nga pallati dhe vajtëm te pallati i kushëririt tim, matanë tek Pëllumb Greku, që sot nuk jeton më. Aty gjetëm një fëmijë nën rrënoja. Shpëtuam fëmijën që thërriste o mami, mami. Shpëtuam edhe të ëmën, fati i mirë i saj se i kishin rënë dyshekët përsipër me gjithë copa tullash, rrënojat. Kemi shpëtuar dy vetë në pallatin tjetër. Këtu te pallati këtu, e ndjera vdiq, shpëtuam nusen e familjes Vata, kurse Sandrin që është gjallë i kemi shpëtuar. Kurse një person nuk e dimë se ku është”, tha banori. bw

FOTO nga termeti:

@tn.lajmelokale
@tetovanews