Ballina Bota Gjermania në aksion, kap shqiptarët që punojnë në të zezë dhe s’kanë...

Gjermania në aksion, kap shqiptarët që punojnë në të zezë dhe s’kanë dokumente

Gjatë një kontrollimi të kryer në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg në Gjermani, autoritetet doganore që e kanë bërë kontrollimin kanë gjetur 12 punëtorë të huaj, të punësuar ilegalisht. Në vendpunishte ishin gjithsej 60 punëtorë.

Që në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë provuar të ikin. Pas kontrollit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani. Po e njëjta gjë vlen edhe për nëntë punëtorët tjerë, të gjithë shqiptarë.

Por, tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente false identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Duke qenë se doganierët e kanë të njohur këtë lloj mashtrimi, i dërguan punëtorët në qendrën poilicore për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews