Ballina Argëtim Showbiz FOTO/ Capital T niset nga Prishtina me kamionin plot me ndihma për...

FOTO/ Capital T niset nga Prishtina me kamionin plot me ndihma për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti që goditi vendin i madhësisë 6.4 ka tronditur mbarë kombin shqiptar, por jo vetëm. Pallate dhe ndërtesa u rrafshuan, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet.

Sakaq, të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, në zonën e Durrësit dhe Thumanës ku edhe dëmet janë më të rëndat.

Një ndër ta është edhe reperi i njohur Capital T. “Jemi shumë të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. U bëj apel të gjithë miqve të mi që kanë nevojë me një numër të caktum të limitum, jeni të mirëseardbur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet të hequra, strehim dhe çdo gjë tjetër që ju duhet. Jemi me ju deri në momentin e fundit. Zoti ju ndihmoftë!”- u shpreh reperi dje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk e ka lënë me kaq, pasi ditën e sotme këngëtari është nisur nga Prishtina me një kamiion të mbushur plot me ndihma.

“RRUGES PER SHQIPERI”- shkruan reperi krahas fotove./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews