Ballina Aktualitet Fillon protesta në Shkup (Video+LIVE)

Fillon protesta në Shkup (Video+LIVE)

Nëpërmjet një postimi në Facebook, vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi ka paralajmëruar për sot protestë në Shkup. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq në këtë shtet ende po mohohet #drejtësia, po vonohet #barazia dhe na rrezikohet #ardhmëria. Ne nuk mund të heshtim kur të rinjtë tanë po merren për çdo ditë në pyetje nga policia vetëm pse ngrejnë zërin ndaj dukurive negative në këtë shtet, ne nuk mund të heshtim kur burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm, ne nuk mund të heshtim kur një gjyqësor vazhdon të montojë raste kundër shqiptarëve dhe përfundimisht nuk mund të heshtim kur e shohim se si pushteti po na vret shpresën për një të ardhme me të mirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Protesta planifikohet të fillojë në ora 13. Nisja do të bëhet nga parku në Çair.

“El Çeka” është nofka e personit Sheqerim Ahmedi i cili publikon materiale të përgjuara, kryesisht të zhvilluara ndërmjet pjesëtarëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

https://youtu.be/Cn8YaYLIlKQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews