Ballina Aktualitet Shqipëri “Është e pabanueshme, por ku të shkoj”, banorët thirrje shtetit: Inxhinierët të...

“Është e pabanueshme, por ku të shkoj”, banorët thirrje shtetit: Inxhinierët të përgjigjen para ligjit (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 ka tronditur Shqipërinë. Sizmiologët thonë se është tërmeti me i fortë që ka goditur vendin tonë qe nga viti 1926.

Tërmeti i të martës, ashtu si ai i shtatorit, epiqendrën e kishte në Durrës. Tërmeti është pasuar më pas disa dhjetëra lëkundje.

Tashmë dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë shumë të rënda. Banorët të cilët kanë folur për gazetarin e abcnews.al, Andi Qosja rrëfejnë momentet e panikut, por tashmë shqetësimi i tyre mbetet se çfarë do të bëhet pas tërmetit.

I ndodhur në një prej pallateve të dëmtuar nga tërmeti, një banor ka treguar për gazetarin Qosja se nuk është larguar ende edhe pse është i pabanueshëm.

“Arsyeja që vazhdoj të qëndroj në banesat e dëmtuara është frika se mos më vjedhin materialet me vlerë. U ktheva në Shqipëri pë pushime më datë 24. 11.2019, por u gjendem përballë kësaj tragjedie. I lutem inxhiniereve që kanë bërë pallatin të përgjgjen para ligjit sepse kanë vendosur 40 ton hekur në një pallat projekti i të cilit ishte vetëm nëntë kate”, shprehet qytetari.

Ai shton se çdo vit kanë ngritur kate të cilat nuk duhet të lejoheshin. “Është e pabanuar por ku të shkoj, ku ti lë të gjitha materiale, organet duhet të marrrin masa të mënjëhershme. Këto janë ditët më të vështira, jemi pesë persona që jetojmë këtu, pres përgjigje nga shteti për vlerësimin e dëmeve. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews