Ballina Bota Ekonomia e hapësirës, Kina synon të krijojë zonën ekonomike 10 trilionë dollarëshe...

Ekonomia e hapësirës, Kina synon të krijojë zonën ekonomike 10 trilionë dollarëshe Tokë-Hënë

Mesa duket Toka është dukshëm shumë e vogël për ambiciet ekonomike të Kinës. Pekini po mendon të zhvillojë tregti përtej planetit tonë dhe dëshiron të krijojë një zonë ekonomike në hapësirën mes planetit e Hënës deri në vitin 2050.

Zona e re do të mbulojë hapësirat afër Tokës, Hënës dhe mes tyre, tha Bao Weimin, kreu i Komisionit të Shkencës dhe Teknologjisë në Korporatën e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirë Ajrore në Kinë (CAST), siç citohet nga media shtetërore . Agjensia është kontraktori kryesor për programin kombëtar të hapësirës.

Projekti mund të sjellë rreth 10 trilionë dollarë për Kinën, njoftoi gazeta ‘Daily Science’ e lidhur me shtetin, duke përmendur ekspertë të industrisë.

Në një raport mbi zhvillimin e hapësirës mes Tokës dhe Hënës, Bao tha se fusha ka potencial të madh ekonomik dhe vendi duhet të studiojë sisteme të besueshme, me kosto të ulët të transportit hapësinor midis planetit tonë dhe satelitit të tij.

Teknologjia themelore është vendosur të përfundojë deri në vitin 2030, ndërsa teknologjia kryesore e transportit pritet të krijohet deri në vitin 2040. Nga mesi i shekullit, Kina mund të krijojë me sukses zonën ekonomike hapësinore, sipas zyrtarit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews